Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë një qendre votimi në Kaliforni dhe mediat amerikane flasin për viktima.
Ngjarja që ndodhi në qytetin Azusa, pjesë e Los Anxhelos, thuhet se i ka marrë jetën një personi, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por qendra e votimi pranë secilës ka ndodhi kjo është mbyllur. Dëshmitarë treguan se përjetuan tmerr dhe se njerëzit vraponin për të ikur.
Zyrtarët menjëherë urdhëruan që të mbyllen dyert e qendrës së votimit dhe urdhëruan që të mos dalë asnjë person jashtë.