Moti i keq dhe reshjet e dendura gjatë ditës së sotme kanë vënë në rrezik zhvillimin normal të ndeshjes Shqipëri-Izrael që do të zhvillohet më 12 nëntor.
Kjo ka detyruar autoritete e Federatës të spostojnë axhendën e tyre, duke njoftuar se ndeshja e vlefshme për eliminatoret evropiane për Kampionatin Botërorë “Rusi 2016” do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kujtojmë se “Loro Boriçi” ka qenë i mbyllur gjatë kësaj kohë për të qenë në kushtet optimale që pas ndërrimit e tapetit, por mesa duket shiu e ka nxjerr edhe një herë “jashtë loje” Shkodrën.
Biletat e shitura deri më tani do të konvertohen për në stadiumin e Elbasanit dhe nuk do t’i kthehet vlera blerësve.
Nuk është zyrtarizuar ende arsyeja e këtij ndryshimi, por më herët është raportuar se disa delegatë të Federatës izraelite të Futbollit inspektuan stadiumin “Loro Boriçi” ku u vu re problematika e tapetit të blertë i cili nuk është në kushtet orptimale për të përballuar këtë sfidë.