Vitet e fundit në Damask gjërat e para që mund të vije re do të ishin shtëllunga tymi dhe plumba në tokë.
Ato kanë ardhur nga bombardimet e ushtrisë siriane mbi rebelët që kishin nën pushtet këtë zonë. Si pasojë shumë njerëz kanë ngelur të bllokuar brenda në shtëpi si pasojë e mungesave të mëdha të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore. Amjad, djali 14 vjeçar i cili duroi ngujimin për rreth katër vjet ka treguar për frikën e përjetuar.
Megjithatë në mes të gjithë kësaj, një projekt i jashtëzakonshëm ka gjetur hapësirë për tu zhvilluar.
Në mes të luftës, disa njerëz civil bashkë me disa luftëtarë janë bërë bashkë për të krijuar një bibliotekë të nëndheshme. Ata kanë mbledhur libra dhe kanë krijuar këtë bibliotekë që simbolizon paqen.