Sot gazetarë të lajmit të fundit janë bërë vetë qytetarët. Ata kanë postuar në rrjete sociale dhe mediat online foto dhe video të përmbytjeve të mëdha në Tiranë. Janë një sërë rrugësh e lagjesh nën ujë. Në videot më poshtë paraqitet situata në Selitë, ku rruga nuk duket më, është kthyer në lumë, parkingu tek ETC është gjithashtu i përmbytur, rruga Don Bosko si gjithnjë është nën ujë. Po kështu edhe një video nga autobusi i përmbytur i linjës Tiranë-Vorë.