Vranësirat dhe shirat intensivë do të jenë të pranishme në vendin tonë që në orët e para të mëngjesit, më problematike situata do të paraqitet në veri – qendër duke rrezikuar përmbyetje. Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa me rrufe.
Parashikohet që pasditja të sjellë përkeqësim të motit në zonat jugore duke bërë që shirat të jenë me intensitet të lartë. Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. E njëjta situate e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 2 – 3 gradë të temperaturave në vend.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperendimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.