Dashi – Dite mjaft e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerin çdo gjë do ece mire dhe do merreni vesh për gjithçka. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te FIllojnë shpejt edhe lidhje serioze. Ne planin FInanciar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe nxitin përmirësimin e situatës. Mund t’i kryeni pa frike disa investime.
Demi – Lidhja juaj me partnerin do jete disi e trazuar gjate kësaj dite. Mund te debatoni ashpër për disa tema delikate dhe kjo mund ta ndeze here pas here atmosferën. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta tërhequr dike pas vetes sepse mund te bëjnë gabime. Me FInancat do jeni shume te matur dhe te kujdesshëm kështu qe nuk do ju dalin problem.
Binjakët – Përkushtojuni sa me shume qe te mundeni jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse nëse e lini për nesër ka për te qene vone. Beqaret kane për te pasur një dite mjaft interesante dhe te mbushur me flirte. E rëndësishme është qe do ja kalojnë sa me mire. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme sepse nuk do i rezistoni dot tundimit për te kryer shpenzime.
Gaforrja – Dite euforike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni te plotësuar dhe do përjetoni emocione pafund. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka ka për te ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm nëse doni qe gjendja te mos japë tronditje te mëdha. Duhet te mendoni edhe për nesër.
Luani – Qielli do ju ofroje jetën ne çift qe e keni ëndërruar aq shume. Pranë atij qe dashuroni keni për t’u ndier jashtëzakonisht mire. Beqaret do kenë takime pafund, por asnjeri prej personave nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te FIlluar një lidhje. Financat do jene te qëndrueshme, por kjo nuk do te thotë qe ju te gëzoheni dhe te shpenzoni me sy mbyllur.
Virgjëresha – Mos lejoni askënd nga jashtë t’ua prishe harmoninë e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mbrojeni lidhjen qe keni krijuar nga çdo gjë. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapat e rëndësishme dhe do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen. Marsi dhe Merkuri do jene planetët qe do ju ndihmoje te ekuilibroni buxhetin. Do jeni me te qete ne mbrëmje.
Peshorja – Sot duhet patjetër te bëni ndryshime ne pamje ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta surprizoni atë qe keni ne krah. te gjithë duhet te bëjnë here pas here ndryshime te tilla. Beqaret do jene gati për te hedhur hapa, por mundësitë e sotme nuk do jene shume te mira. Nëse ne planin FInanciar keni pasur probleme, edhe sot gjendja ka për te mbetur e qëndrueshme.
Akrepi – Do jeni shume tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite prandaj mes jush nuk do krijohet as hendeku me i vogël. Qetësia dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite interesante dhe te mbushur me flirtime. Shume gjera do ndryshojnë njëherë e mire për ta. Buxheti do kërkojë ende përkujdes e maturi.
Shigjetari – Rutina do e pushtoje gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te forta me partnerin. Beqaret do qëndrojnë pas miqve te ngushte dhe nuk do e ndiejnë nevojën për te gatur dike ne krah. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar mire. Ne këtë mënyrë do shmangni edhe problemet.
Bricjapi – Dite e rrezikshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni probleme goxha serioze me partnerin dhe mund te thoni edhe gjera qe nuk do duhej. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë dhe realiteti do ju duket tej mase trishtues. Ne planin FInanciar do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet. Do ndiheni shume te qete dhe mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Ujori – Sot do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit për t’u kuptuar me mire me partnerin dhe për te pasur një dite me emocionuese. Beqaret duhet t’i japin rëndësinë e duhur pamjes se jashtme sepse shume persona mund te tërhiqen prej saj. Me shpenzimet duhet te tregoheni me te moderuar dhe gjendja ka për te mbetur e mire.
Peshqit – Femrat e kësaj shenje do jene shume provokuese gjate kësaj dite. Kujdes duhet te bëjnë ato qe janë ne je lidhje sepse do kenë probleme serioze me partnerin. Beqaret do kenë një dite plot pasion dhe entuziazëm, por nuk dihet nëse do mund te hedhin hapat e duhura për lidhje serioze. Financat do vazhdojnë te mbeten te mira nëse vazhdoni t’i menaxhoni si kohet e fundit.