Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FBI nxori “të pastër” Clinton, Trump e sulmon: Manipulues

2016/11/07 at 9:50 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FBI nxori “të pastër” Clinton, Trump e sulmon: Manipulues

Drejtori i FBI-së, James Comey, i tha Kongresit se nuk e ka ndryshuar përfundimin e arritur në muajin korrik se kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, nuk ka bërë asgjë kriminale duke përdorur e-mailet private gjatë kohës që shërbente si sekretare e shtetit.

Comey i bëri këto komente në një letër të dielën, pasi FBI shqyrtoi një grumbull emailesh të zbuluara gjatë një hetimi të veçantë që përfshinte ish ligjvënësin amerikan, Anthony Weiner, ish bashkëshorti i ndihmëses kryesore të zonjës Clinton, Huma Abedin.

Në letrën e tij drejtuar Kongresit, Comey tha se hetuesit “kanë punuar ditë e natë” për të shqyrtuar emailet e dërguara tek zonjë Clinton dhe prej saj në kohën kur ishte sekretare e shtetit. Gjykuar nga vlerësimet e tyre, tha ai, “nuk e kemi ndryshuar përfundimin e shpallur në muajin korrik rreth sekretares Clinton”.

Comey tha në muajin korrik që ndonëse zonja Clinton mund të ketë qenë “jashtëzakonisht e pakujdesshme” në trajtimin e informatave të klasifikuara, nuk ka pasur synime kriminale.

Drejtori i komunikimeve në fushatën e zonjës Clinton, Jennifer Palmieri, u tha gazetarëve të dielën se kampi i zonjës Clinton “është i gëzuar që kjo çështje është zgjidhur. Jemi të gëzuar që ai (Comey), sikundër kemi qenë të bindur, ka konfirmuar përfundimet e arritura në muajin korrik”.

Kandidati republikan, Donald Trump, reagoi duke thënë se Clinton po mbrohet nga “sistemi i manipuluar”.

Anketat treguan një ngushtim të dallimeve në vota që kur Comey shpalli dy javë më parë se janë zbuluar emaile të reja të zonjës Clinton.

Trump e pa atë si një dhuratë, duke u thënë votuesve se rivalja që pëlqen ta quaj “Hillary e gërmuqur”, do të akuzohet dhe do të përballet me hetime penale nëse zgjidhet.

Në më pak se dy ditë para se miliona votues amerikanë të hedhin votat e tyre, kampi i zonjës Clinton duhet se do të shfrytëzojë letrën e Comneyt si një dhuratë për ta.

Trump dhe Clinton kanë vetëm edhe një ditë të plotë që të bindin votuesit e pavendosur se kush do të marrë postin nga presidenti Barack Obama në janar.

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Formacioni i javës në Premierligë

Formacioni i javës në Premierligë

Foto galeri/ Bebe Rexha shkëlqen në skenën e MTV EMAs, ja si duken të shtata veshjet që ndërroi

Foto galeri/ Bebe Rexha shkëlqen në skenën e MTV EMAs, ja si duken të shtata veshjet që ndërroi

Zbulohen islamikë në ushtri, shqetësohet Gjermania

Zbulohen islamikë në ushtri, shqetësohet Gjermania

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com