Një 18-vjeçar nga Durrësi, E.M. ka denoncuar në Polici se 4 persona kanë tentuar ta rrëmbejnë dhe ta fusin me zor në një makinë, por ai ka mundur t’u shpëtojë dhe të ikë me vrap. Ngjarja ka ndodhur më datë 3 nëntor në orën 10:30 në lagjen nr.4.
Policia e Durrësit njoftoi se ka arritur të zbulojë dhe sekuestrojë BENZ-in e rrëmbyesve dhe i ka identifikuar ata. Ndërkohë, ka nisur punën për kapjen e tyre; emrat e personat kanë këto iniciale::
•T.N. 23 vjeç, banues në Durrës;
•E.G. 21 vjeç, banues në Kavajë;
•E.G. 39 vjeç, banues në Kavajë.