Nga sot e gjeni në çdo librari, botimin më të ri dhe më të fundit të deputetit Ben Blushi.
“Kryeministri” i Blushit ka një kopertinë në dukje të thjeshtë, por në brendësi premton shumë.
Me një sfond ngjyrë bojëqielli, titulli me një fjalë të vetme, Blushi e ka prezantuar në profilin e tij në rrjetet sociale këtë të shtunë kopertinën e romanit të tij të ri.
“KY ESHTE KM. ROMANI IM I FUNDIT. QË TANI NË CDO LIBRARI”, shkruan Blushi.
Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, ku njëri do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”.
“Shume shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per errësirën” shkruante në rrjetet sociale deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa kohë ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.