Një sasi rekord kanabisi është gjetur në një magazinë droge në Manskuri të Durrësit para 5 ditësh. Bëhet fjalë për 12 ton drogë që është në pronësi të Perlat Cullhajt, si dhe u shoqëruan në komisariat 40 punëtor dhe u sekuestruan 4 furgonë që shërbenin për transport droge.
Ky denoncim është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në Facebook se disa orë më pas të gjithë të arrestuarit janë lënë të lirë, ndërsa droga është zhdukur. Kjo ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa agjenti i policisë që zbuloi magazinën është transferuar në detyrë.