Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, William Montgomery, ka thënë se serbët duhet të shpresojnë në një fitore të kandidatit republikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në mënyrë që marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve të ndryshojnë.
Diplomati amerikan i cili shërbeu si Ambasador i SHBA-ve në Serbi dhe Mal të zi gjatë viteve 2000-2004, William Montgomery është shprehur se Serbia duhet të shpresojë në një fitore të kandidatit republikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.
Aka thënë se nëse Trump arrin të futet në Shtëpinë e Bardhë, atëherë SHBA do të ndryshonte politikat e saja kundrejt Ballkanit.
“Nëse Hillary Clinton fiton pushtetin, ju e dini çfarë do të ndodhë, është pak a shumë e njëjta politikë. Kështu që Serbia duhet të shpresojë që Donald Trump të bëhet president dhe të krijojë një tjetër politikë ndaj Ballkanit”, ka thënë Montgomery për televizionin serb B92.
Sipas Montgomeryt, të dy kandidatët për president nuk janë të pëlqyeshëm në audincën e gjërë të publikut amerikanë dhe se shumë njerëz nuk janë të vendosur se kë do votojnë, raporton Insajderi.
“Kjo pasiguri i shqetëson shumë njerëz”, tha Montgomery.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen të martën e 8 nëntorit. Në garë janë Hillary Clinton nga Partia Demokrate dhe Donald Trump i Partisë Republikane.