Banorët e Kutes në Mallakastër, kanë bllokuar ditën e sotme rrugën nacionale në shenjë kundërshtimi ndaj ndërtimit të HEC-it në Poçem. Sipas tyre tokat do të përmbyten, pemët e ullinjve do të shkaterrohen dhe banorët do t’a kenë të pamundur për të jetuar në këto zona. Mbi të gjitha protesta e sotme kishte kryefjalë mbrojtjen e lumit të egër Vjosë. Ata e bllokuan rrugën në dy akset për më shumë se 30 minuta, ndërkohë që edhe qytetare të tjerë u solidarizuan, duke zbritur nga mjetet për tju bashkuar protestës.