Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokëdhima i përgjigjet Donald Lu-së, por nuk e mban fjalën

2016/11/04 at 1:49 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD me ligj të ri për Koçon: Ja çfarë i kërkon sot Parlamentit

Koço Kokëdhima kishte premtuar se do të fliste për rolin e ambasadorëve në vendin tonë. Duke nënkuptuar se ka të tjera gjëra nga ato që shihen dhe dëgjohen. Por kjo s’ka ndodhur. Në deklaratën e tij për mediat, që vjen si formë përgjigje ndaj akuzave të Lu-së, Kokëdhima, thjesht dhe vetëm ka mbrojtur veten duke dhënë disa argumente se pse ai nuk është i korruptuar.


Kujtojmë se dy ditë më parë, ambasadori Lu tha ndër të tjera se “ligji i dekriminalizimit ka larguar disa politikanë të korruptuar, mes tyre dhe Kokëdhimën”. Në përgjigje të tij, Kokëdhima, bëri dje një status në facebook ku paralajmëronte konferencen e sotme dhe ku shprehej se: “Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri”.

Por kjo s’ka ndodhur….

Më poshtë deklarata e plotë e Kokëdhimës, dhënë mesditën e sotme

Zoti Donald Lu e ka bërë këtë deklaratë nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi papajtueshmërinë e mandatit tim në Maj të këtij viti.

Theksoj, se për mua nuk është konstatuar asnjë shkelje nga Kushtetuesja, nuk jam gjykuar dhe shpallur fajtor. Ajo nuk më ka dyshuar, gjykuar, dënuar dhe cilësuar as si të inkriminuar, e as të korruptuar.

Në pikën 22 të vendimit thuhet shprehimisht se “që nga dita që Kokëdhima është bërë deputet, kompania e tij nuk ka lidhur asnjë kontratë me entet shtetërore.

Kush është krimi që kam bërë? Mund të konsiderohet krim fakti që në 1998 themelova Abisnetin, të parën shoqëri të licencuar në vend për shërbimet e internetit?

Mund të konsiderohet krim fakti që Abisnet ka lidhur kontrata të ligjshme për të shitur shërbimet e tij, ka paguar rregullisht taksat, ka punësuar qindra djem e vajza të talentuar dhe u ka shërbyer klinetëve të tij.

Vendimi i Kushtetueses u diktua politikisht. Në momentin e përshtatshëm do të publikoj fakte të qarta që hedhin dritë mbi këtë ngjarje, për këto arsye e kam ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Strasburgut.

Unë jam 57 vjec, kam mbaruar dy shkolla të larta me rezultate të shkëlqyera. Gjithë jetën ia kam kushtuar familjes dhe biznesit tim. Jam biznesmen që ditën e parë kur u lejua sipërmarrja private në vend.

Prej 20 vitesh kam themeluar e drejtuar mediat e grupit tim, kam bashkëpunuar me mijëra njerëz dhe kam krijuar aq shumë njohje në vend. Kam qenë në opozitë thuajse me të gjithë qeveritë e tranzicionit, nuk jam proceduar asnjëherë të vetme, asnjëherë të vetme nuk jam gjykuar për ndonjë arsye as në vend e as jashtë vendit.

Një pjesë e madhe e gazetarëve të Shqipërisë kanë punuar me mua, mijëra të tjerë në kompanitë e mia, dhe Shqipëria është vend i vogël, të gjithë njihen. Askush në Shqipëri nuk e beson një deklaratë që më cilëson mua si njeri të inkriminuar.

Në cdo rast unë i kam sugjerur drejtuesve të PS të mos lejojnë të përfshijnë njerëz me rekorde kriminale në pozicione shtetërore.

Zoti Donald Lu më cilëson mua si politikan të korruptuar. Kjo deklaratë nëpërkëmb në mënyrë flagrante jo vetëm etikën diplomatike, por edhe atë qytetare.

Ambasadori i nderuar e bën këtë akuzë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa iu referuar asnjë burimi dhe më rreshton mua me njerëz të dënuar për vepra nga më të rënda penale në gjykata të ndryshme.

Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim. Mediat që unë kam drejtuar janë ndeshur ditë për ditë me qeveritë e korruptuara të këtij vendi dhe kane qenë tribuna e luftës kundër korrupsionit. Për 20 vite me radhë kam paguar kostot e kësaj lufte dhe qendrese të pashembullt.

Do ta kisha shumë më të lehtë të bëhesha me qeveritë si shumë media të tjera.

Por nuk e kam bërë kurrë, kam qëndruar në anën e qytetarëve dhe jo të pushtetit, pasuritë i kam bërë me punë të ndershme, nuk erdha në politikë për të bërë para dhe as për të punuar për vete. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe një karrierë të shëndetshme.

Shumë nga qeveritarët hyjnë në politikë të varfër dhe u bënë milionerë me korrupsion dhe duke tradhëtuar interesat e vendit.

Ja çfarë ka dhënë Donald Lu për Kokëdhimën

E para, siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë. Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim.

koco



Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Çikago fiton pas 108 vjetësh

Çikago fiton pas 108 vjetësh

E tepron Anxhelina Hadërgjonaj! Publikon foto duke pirë cigare hashashi

E tepron Anxhelina Hadërgjonaj! Publikon foto duke pirë cigare hashashi

Kjo fotografi ka prekur zemrat e miliona njerëzve në internet

Kjo fotografi ka prekur zemrat e miliona njerëzve në internet
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com