Prostitucioni një temë që po përflitet gjithnjë e më shumë në vendin tonë, në Bangladeshi është i legalizuar, megjithëse ai është një vend me popullsi myslimane.
Bordello Kandapara në distriktin Tangail është më i vjetri dhe i dyti më i madh në vend. Ai ka ekzistuar prej 200 vjetësh. U shemb në vitin 2014, por u ngrit dhe njëherë me ndihmën e OJQ-ve lokale. Shumë nga gratë kanë lindur aty, janë rritur aty dhe nuk dinë se ku mund të shkojnë kur ai të zhduket.
Përkrahësit e shtëpive publike thonë se kjo është e vetmja punë për gratë pasi ato nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër.
Vetë gratë kërkuan t’u njihen të drejtat si punëtore dhe kështu që në fund të 2014-ës, Shoqata Kombëtare e Avokateve të Bangladeshit bindi Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtoreve të seksit ishte një akt i paligjshëm. Prostitutat u kthyen shpejt në shtëpitë e tyre.