Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Fitoi çmim për pjatën e mishit, Chef Fundim Gjepali: Ja si e shpika pjatën që çuditi kritikët e kuzhinës italiane

2016/11/02 at 12:51 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Intervista/ Fitoi çmim për pjatën e mishit, Chef Fundim Gjepali: Ja si e shpika pjatën që çuditi kritikët e kuzhinës italiane

Atij që në moshë farë të vogël i është besuar një prej restoranteve më të mira të Romës. Nuk është rastësi fakti që emri i tij tashmë gjendet në krah të emrave më të njohur të gastronomisë italiane. Para pak ditësh, Chef Fundim Gjepali është vlerësuar më një çmim tjetër nga kritikët e kuzhinës Italiane.


Në eventin e organizuar nga “Toruring Club Italiano”, Fundim Gjepali, është vlerësuar për pjatën e mishit që servir në restorantin e tij “Antico Arco”, ndër më të njohurit dhe më të suksesshmit në Romë.

Në intervistën e dhënë për Opinion.al, shefi shqiptar flet për fillimet e karrierës në shtetin italian si dhe për konsumatorët shqiptarë. Por ajo që është më me interes është rrëfimi për pjatën e tij që u vlerësua si më e mira në Itali.

Nga Laura KORONACI

Urime për çmimin! Si e prite këtë arritje në shtetin italian?

Faleminderit për urimet dhe kënaqësi që Opinion.al na ndjek edhe jashtë Shqipërisë.

Në tregun italian tashmë nuk jam më një rastësi. U bë viti i dhjetë  që drejtoj një nga lokalet historik të Romës, ku kalon e gjithë jeta publike ndërkombëtare. Më bëhet qejfi që vitet e fundit kritika gastronomike italiane dhe jo vetëm vlerëson filozofinë time në kuzhinë.

Është njohja e vazhdueshme, e impenjimit tim në fushën e Gastronomisë, gjithmonë në rritje nga viti në vit.  Italianët janë shumë konservatorë te pjesa e ushqimit, por janë dhe vlerësues korrekt. Këto ditë doli dhe një vlerësim tjetër tek Guida Historike Gastronomike Gourmet “Gambero Rosso” ku kam marrë maksimumin e pikëve ‘84 të marra ndonjë herë nga “Antico Arco”, ku gjendem  shumë pranë emrave më të njohur të gastronomisë italiane të cilët janë prezent në treg prej disa brezash.

 

Ti u vlerësove për recetën më të mirë të mishit. A mund të në tregosh pak më tepër për këtë pjatë?

Receta tashmë pjatë “Autori”, e kam shpikur para 2 vitesh dhe është goxha e pëlqyer nga klientët e “Antico Arco” të Romës dhe të Padamit në Tiranë. Është Tartari i Viçit me foie gras të tymosura dhe me kërpudha të stinës.

Është vlerësuar teknika dhe bashkimi i disa produkteve bashkë, siç janë mishi i viçit, foie gras, kërpudhat, kaperi, qepujka, speci djegës dhe veza.

Bashkimi dhe delikatesa e pjatës është vlerësuar nga inspektorët e Guidës Touring Club Italiano ku kanë provuar restorantet me të rëndësishëm të gjithë Italisë dhe pjatat e tyre.

Vlerësimi që i është bërë recetës time më përkëdhel shumë dhe më rrit përgjegjësinë para klientëve sepse çdo ditë e më shumë klientët nga mua duan pjata të reja te pa “kopjuara” por pjata autori.

Dhe kjo është karakteristika ime që te unë nuk gjen pjata të kopjuara nga askush, por pjata të dala nga zemra ime.

IMG_2542IMG-20161024-WA0020

Momentalisht je shef në restorantin “Padam”. Si të duken konsumatorët shqiptar të pjatave të tua?

Ka një gjeneratë fantastike në Shqipëri që po kujdeset për veten dhe për shëndetin e tyre.

Në “Padam” shijet e pjatave të mia janë të vlerësuara më shumë sesa mendoja, këto 5 muaj tashmë kemi krijuar një klientelë të afeksionuar ku vlerësohet kuzhina ime. Në fillim, normale që kishte një kuriozitet të madh tek njerëzit ardhja ime në Shqipëri dhe një pjesë e tyre vjen thjeshtë për një kuriozitet.

Siç ka një pjesë tjetër që janë besnik të ullinjve të Beratit, domateve me kripe, djathit të bardhë dhe të qepës së qëruar. Edhe në “Padam” në bëjmë një gastronomi 360° ku klientëve tanë i japim mundësinë të ushqehen nga sallata e domateve deri tek pjata e autorit që fiton çmimin për receta e vitit në Itali.

 

Le të rikthehemi në fillimet e profesionit. Kur e ke kuptuar për herë të parë se do të bëhesh shef?

Unë jam bërë shef kuzhine në moshën 25 vjeç në një Restorant si “Antico Arco” që kishte një histori interesante, ku po kërkonin shefin e së nesërmes që të rinovonte strategjinë e restorantit.

Një mik i përbashkët i imi dhe i pronarëve të “Antico Arco”, ku ky i fundit i kishte thënë që është djalë i ri nga Shqipëria, shume i pasionuar për kuzhinën që punon në Restorant “Al Ceppo” ku unë në atë kohë punoja prej 5 vitesh dhe ku isha zëvendës shef. Restorant “Al Ceppo” është një lokal historik ku mësova shumë, ku krijova shumë të njohur me personalitete të artit, politikës dhe biznesit.

Unë atje bëja një punë ku edhe  isha i kënaqur, ndaj nuk kisha ndërmend të ndërroja vend pune. Në fillim tek “Antico Arco” kërkonin një zëvendës shef, por pas provës që bëra ato më thanë që unë isha më shumë se një zëvendës shef dhe tek unë shihnin shefin e se ardhmes në “Antico Arco”.

Atëherë ndodhi që unë pranova të bëhesha shef aq i ri. Në këtë restorant  jam rritur shumë nga ana profesionale ku tashmë jam dhe aksioner.

 

Çfarë të pëlqen më tepër tek puna jote?

Nga puna ime ka shumë gjera që më pëlqejnë, nuk e di se çfarë punë tjetër mund të bëja që mund të kisha krijuar kaq shumë  të njohur e miqësi me personazhe nga e gjithë bota. Kam provuar pije e ushqime që shumë njerëz i kanë ëndërr. Mund të them me bindje që, edhe nëse do të isha  fëmija i një miliarderi nuk do i kisha shijuar kështu.

 

Nga të buron frymëzimi?

Frymëzimi buron nga kurioziteti për gjithçka që shoh, vizitoj, takoj. Besoj se kam qenë dhe me fat, pasi kam kaluar dhe një fëmijëri të mirë, ku gjyshi im, tregtare i kohës së Zogut, në kohën e komunizmit ishte punëtor në kooperativat bujqësore. Por zotësia e tij dhe të berit tregtarë abuziv, për kohën, më rriti me një energji pozitive e të parit  të botës ndryshe. Kujtoj se çdo javë ai shtronte darka fantastike ku kishe të ftuar personazhe të ndryshëm të kohës së komunizmit.

fundim gjepali

A i provon pjatat e tua? Të ka ndodhur të hedhësh ndonjë poshtë për të ribërë ka fillimi?

Në fillim provoj të gjitha produktet që përbëjnë pjatën një nga një dhe pastaj provoj pjatën, në fund kur më mbushet mendja 100 % atëherë ajo shkon te klienti. Ndodh që pjata mund të  ketë gabime teknike, por në Rome kemi 16 persona staf në kuzhine dhe në Padam 12, nëse ajo pjatë nuk është ashtu siç duhet nuk del nga kuzhina.

 

Si të trajtojnë miqtë dhe familjarët? Je bezdisur ndonjëherë me kërkesat e tyre të çuditshme?

Unë jam shumë miqësore dhe i disponushëm, por kam dhe një karakter të veçantë dhe kush më njeh e di se  është e vështirë që mund të më bëjnë kërkesa që mund të bezdisin. Më pëlqen shumë të ndihmoj njerëzit, por veç ato që kanë nevojë dhe ndihma ime i duhet për diçka serioze. I urrej me shpirt parazitët në çdo lloj rrethi miqësor që mund të jenë.

 

Incidenti më qesharak që të ka ndodhur në kuzhinë?

Kisha një tavoline me 4 gazetarë të huaj dhe pjata që kisha përgatitur i bie nga dora kamerierit.

 

Ushqimi jot i preferuar?

Nuk kam ndonjë gjë që mund të theksoj, por është gjithçka që është e lidhur me stinën dhe se si jam psikologjikisht në atë moment.

 

Ku e sheh veten pas pesë vitesh?

Pas 5 vitesh e shoh veten si qytetar i botës, kam dëshirë të jem prezent në disa qytete të Evropës me filozofinë time gastronomike. Unë i kultivoj në maksimum pasionet e mija dhe kjo e hapjes së restoranteve në shtete të ndryshme është një ndjesi që e kam prej vitesh, tani jam prezent në Romë me Antico Arco, në Tiranë me Padamin, në Shijak avash-avash do të jetë gati dhe një Agriturizëm./ Opinion.al

Etiketa: chefcmimiFundim Gjepaliintervista


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
De Biazi flet për Hysajn

De Biazi flet për Hysajn

Denar Biba drejt kreut të KQZ-së, PD rrëzon Lefterie Luzin

Denar Biba drejt kreut të KQZ-së, PD rrëzon Lefterie Luzin

Konventa e PAA, Duka: Agrarët, me grup të tyre parlamentar në 2017

Agron Duka i merr Ramës Shpëtim Gjikën dhe një deputet
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com