Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Dervishi: Ky është kleriku i parë katolik i vrarë në vitin 1944

2016/11/01 at 8:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ja si Mehmet Shehu me shokë pranonin si krime vrasjen e ballistëve”

Nga Kastriot Dervishi


Pas pak ditësh, Papa Françesku nga lista e gjatë e klerikëve që humbën jetën nga komunistët do të lumnojë disa klerikë katolikë shqiptarë. Në krye të listës së klerikëve që nuk do kenë fatin të lumnohen është i pari prej tyre, Patër Lekë Luli, një klerik që gjatë luftës ishte jo vetëm antifashist por edhe antikomunist. Po ishte kleriku i vetëm katolik që haptazi shprehu simpatinë e tij për Mbretin Zog.

Prefektura e Kosovës më 19.7.1944, e njoftonte kështu zyrtarisht për këtë vrasje. Informacioni bën fjalë se vrasja ka ardhur fill pas një mbledhje të bërë midis forcave politike në zonën e Tropojës. Në përfundim të mbledhjes, qëndrimi i Patër Prek Lulit nuk i ka pëlqyer komunistëve dhe në mënyrë të pabesë e vranë atë. Ja një pjesë e njoftimit të asaj kohe:

“Vijim i njoftimit të datës 9.7.1944, çeta partizane dhe komuniste më datë 10-15 korrik, kanë vazhdue mbledhjen e tyre në katundin Valbonë, duke asistue afër 400 veta për çdo krahinë dhe sa kemi mundur me kundërshtue, Gani Kryeziu ka kundërshtuar me shokët e tij çeta partizane dhe komuniste duke u thënë se nuk bënte pjesë më to, pse ishte thjesht nacionalist shqiptar. Kështu Gani Kryeziu është ndarë krejtësisht me partizanët dhe ç’drejtim ka marrë nuk e dimë.

Fadil Hoxha, Zeqir Jah Rexha dhe Sali Mani në fjalimet që kanë mbajtur kanë kërkuar prej partizanëve të sulmojnë Plavën, Gucinë dhe këtë qendër, që kështu të lidhen e të korrespondojnë me çetat e Titos.

Fjalimit të mësipërm, Gani Kryeziu e ka kundërshtuar krykëputësisht, duke thënë se Plavës dhe Gucisë, në rast se kanë për t’u sulmuar prej malazezëve, do t’u shkonte në ndihmë. Në mbledhjen e sipërme paska marrë pjesë edhe një frat, i quajturi Patër Lekë Lulashi, i cili në fjalimin e mbajtur ka ofenduar komunistët duke ju thënë se Partia Komuniste është e rrejshme dhe shumë e keqe, që nuk pajtohet me nacionalizmin shqiptar dhe deklaroi se ishte shqiptar i vërtetë e bënte pjesë në partinë zogiste. Mbledhja është shpërndarë duke u shpartallue secili në vete. Një sasi partizanësh kanë qëndruar në Valbonë bashkë me Sali Manin.

Rreth datës 16-17, Patër Lekë Luli duke u kthyer nga Valbona për në Shalë, në vendin e quajtur Rragami i Shalës është vrarë prej çetave komuniste të Valbonës…”.

Vrasjen e klerikut Luli e mori përsipër batalioni partizan “Perlat Rexhepi”. Komunistët pretenduan se pasi e vranë Patër Lulin dhe ndihmësin e tij, i zunë dokumente me shumë rëndësi. Ata thonin po ashtu se Patër Luli ishte “agjent” edhe i gjermanëve edhe i anglezëve (vetëm komunistët njohin kësoj lloj “agjentësh”).

Vrasjen e tregon me krenari komandanti i batalionin në fjalë Rexhep Haka në një libër të botuar në vitin 1970. Sipas librit, Patër Luli me vete kishte pasur kushtetutën e vitit 1928 si dhe dokumente personale si pasaportë, etj. Këto ishin quajtur për vite me radhë “dokumente të rëndësishme spiunazhi”.

(Së shpejti do postoj listën e plotë të klerikëve katolikë që u vranë apo humbën jetën nga terrori komunist. Lista e ceremonisë së afërme përfshin për fat të keq vetëm gjysmën e klerikëve që kanë humbur jetën).

kleriku



Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
Video-Stop/ Mjafton të paguash para në dorë dhe bëhesh shef kuzhine

Video-Stop/ Mjafton të paguash para në dorë dhe bëhesh shef kuzhine

Blushi prezanton partinë “Libra”, ja cilat figura i bashkohen

Reagon Sonila Meço: Nuk jam pjesë e partisë së Blushit, jam gazetare

Video-Stop/ ‘Zhduket’ ambulanca pa shofer e Maqellarës

Video-Stop/ 'Zhduket' ambulanca pa shofer e Maqellarës
















TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com