Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korçarët akuzojnë Partizanin: Fitohet në fushë jo në tribunat Vip

2016/10/31 at 5:16 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Korçarët akuzojnë Partizanin: Fitohet në fushë jo në tribunat Vip
Futboll Klub Skënderbeu ka reaguar në lidhje me ndeshjen e zhvilluar ditën e diel, në orën 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, midis Partizanit të Tiranës dhe Skënderbeut të Korçës: “Ne si klub dënojmë rëndë të gjitha ngjarjet e ndodhura para dhe gjatë takimit, të cilat vijnë si pasojë e dështimit të organizimit të ndeshjes. Një dështim i turpshëm, i cili la pasoja morale, material, por edhe administrative. Pasojat morale përfshijnë drejtues, lojtarë dhe tifozët e Skënderbeut, ata që ishin prezent, por edhe ata që e kanë ndjekur takimin nga TV. Sharje dhe ofendime, jo në tribunën e ultrasve, por edhe në atë VIP të stadiumit. Pasoja materiale në “mikëpritjen” e tifozëve korçarë në Elbasan. Gurë dhe sende të tjera të forta drejt autobusëve të tifozëve tanë, duke thyer xhamat.

Tifozëria nga Tirana është shoqëruar me eskortë policie nga kryeqyteti dhe sigurisht që kjo gjë nuk ndodhi me tifozërinë tone, gjë që vërtetohet shumë lehtë nga pamjet filmike. Acarimi i tifozërisë korçare në stadium ka një arsye shumë të fortë, goditja e tyre dhe e autobusëve në momentin që ato i afrohen stadiumit. Ka pasoja administrative për faktin që ekipi organizator bëri të pamundurën për ta fituar takimin, me çdo mënyrë, duke shtuar presionin te gjyqtarët, por pa ia arritur dot qëllimit, pasi ndeshjet fitohen në fushën e lojës e jo në tribunat VIP të stadiumit. Nuk janë drejtuesit, ata që luajnë, as tifozët, por futbollistët në fushën e blertë. Një presion shumë i madh për gjyqtarët e ndeshjes, të cilët nuk arritën të nxirrnin kartonin e dytë të kuq për lojtarin e ekipit kundërshtar.

Ndërhyrje brutale, të cilat duheshin ndëshkuar, por e kuptojmë që për shkak të presioni të madh, që u krijua, gjyqtari nuk arriti ta ndëshkonte. Gjithë ky presion ndikoi në ecurinë e ndeshjes, pas minutës së 65-të të lojës. Gjatë gjithë kohës ishte pështjelluar një situate, e cila degjeneroi në sharje, ofendime dhe në dhunë drejt tifozëve. Të tilla skena në stadiumin e Korçës nuk mund të imagjinohen e jo më të ndodhin. Një dëshmi e gjallë është sfida e fundit e sezonit të kaluar në Korçë, midis Skënderbeut dhe Partizanit, ku ekipi mik fitoi përballjen direkte me rezultatin 0-1. Çfarë incidenti ndodhi? ASGJE! Edhe një herë bëjmë thirrje që të merren masa drastike dhe të ndërgjegjësohen klubet. Të merren masat e duhura për organizimin e një ndeshjeje normale. Futbolli luhet në fushën e blertë dhe le të fitojë ai që e meriton.”

Ju sugjerojmë

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Para
Takim “i pazakontë” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në Kryeministri

Bushati: Rama është padroni i Ilir Metës, e ka vënë me shpatulla pas murit

Video/ Aksidentohet autobusi me futbollistë, shtyhet ndeshja Lushnja-Bylis

Video/ Aksidentohet autobusi me futbollistë, shtyhet ndeshja Lushnja-Bylis

Rama viziton Tropojën, BIRN: Betonizimi në Valbonë nuk ndalet

Rama viziton Tropojën, BIRN: Betonizimi në Valbonë nuk ndalet

TE FUNDIT

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
10 Maj, 2025

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në...

Lexo më shumë

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
10 Maj, 2025

Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit. Ministri i informacionit i vendit,...

Lexo më shumë

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com