Gjatë qëndrimit të gjatë në kryeqytetin kosovar, prezantuesja Luana Vjollca mes tjerash u pa edhe nëpër studio muzikore.
Një foto ku shihej përkrah këngëtarit Yll Limani bëri që në portale të aludohej në lidhje me një bashkëpunim mes dyshes.
Por, Prive.al nga burime të sigurta pranë këngëtares ka arritur të mësojë se Luana së shpejti do sjell këngë vetëm dhe jo në bashkëpunim.
Pasi provoi disa producentë, duket se bukuroshja ka vendosur të sistemohet tek Cricket, krijuesi i shumë hiteve përgjatë dy viteve të fundit në diskografinë shqiptare.
Fotoja me Yllin duket të jetë thjesht një takim i rastësishëm në studio teksa për frytet e punës së Luanës me Donatin mbetet të presim pak javë.