Më shumë se 300 ushtarë fëmijë të ISIS janë vrarë gjatë ofensivës 14 ditore në Mosul.
Këto shifra janë bërë të ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.
Ndërkohë që 40 persona janë vrarë 24 orët e fundit. Forcat qeveritare kanë nisur ofensivë ndaj luftëtarëve të ISIS.
Si kundërpërgjigje, Shteti Islamik ka dërguar luftëtarë të njohur si “luanët e Kalifatit”.