Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lotaria amerikane po shkon drejt mbylljes, ja si të mësoni nëse jeni fitues 

2016/10/30 at 10:29 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lotaria amerikane po shkon drejt mbylljes, ja si të mësoni nëse jeni fitues 

Konsullata amerikane ka publikuar metodën se si të për-zgjedhurit e Lotarisë amerikane do të njoftohen të vijojnë procedurat nëse shpallen fitues. Regjistrimi elektronik nisi më 4 tetor dhe mbyllet më 7 nëntor. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).


-Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur

Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së, ëëë.dvlottery.-state.gov nga 2 maji 2017 deri në 30 shtator 2018. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, do t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të të Regjistruarve (Entrant Status Check) është ëëë.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.

-Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur. A do të njoftohem  

Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV ëëë.dvlottery.state.gov, duke filluar nga 2 maji 2017, deri më 30 shtator 2018. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2018. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2017, është në dispozicion në internet nga 3 maji 2016, deri në 30 qershor 2017).

-Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit

Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit EDV, që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike, duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj. Ambasadat dhe konsullatat e SHBA-ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit nuk mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.

-A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë

Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur dhe nuk ka planifikon që të përdorë e-mail për qëllimi të tilla si programin e DV-2018. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju do të merrni e-mail komunikimi vetëm në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Këto e-maile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ju tregojnë se detajet takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e të Regjistruarve për informacion të detajuar për çështjen tuaj. Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqe të internetit të tjera (psh., me prapashtesat “Com”, “Org”, ose “Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacionin ose materialin në këto faqet e tjera të internetit.

Ju mund të merrni e-mail nga faqe interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë, t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me lotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që nuk ta shihni më atë. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit.

Këto e-maile mashtruese mund të vijnë nga njerëz që pretendojnë se kanë lidhje me Qendrën Konsullore Kentucky, apo me Departamentin e Shtetit. Mbani mend që Departamenti i Shtetit të SHBA-ve nuk ka dërguar asnjëherë e-maile për të njoftuar aplikantët që ata janë përzgjedhur dhe që nuk ka në plan të përdorë e-mailin për këtë qëllim për programin DV-2018. Departamenti i Shtetit nuk do ju kërkojë të dërgoni para me postë, apo me shërbime si “ëestern Union”.

Sa individë do të përzgjidhen për DV-2018-ë  

Për DV-2018 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen, ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2018-s do të fillojnë në tetor 2017 për ata të përzgjedhur, të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër, siç mund t’ju jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit.

Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-ve në vendet e huaja. Çdo muaj do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2018. Aplikantët e përzgjedhur, të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t’u lëshohen aplikantëve të tillë. /GSH

Etiketa: FITUESlotaria amerikane


Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Para
Video/Armina Mevlani flet për raportet me Liri dhe Sali Berisha: I dua të dy

Video/Armina Mevlani flet për raportet me Liri dhe Sali Berisha: I dua të dy

Horoskopi 30 Tetor, cilat janë shenjat më të favorizuara 

Horoskopi 30 Tetor, cilat janë shenjat më të favorizuara 

Ha përshesh…

Ha përshesh...
















TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com