Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grekët kërkojnë varret, Surlas-Tiranës: Zhbllokoni procesin

2016/10/28 at 8:57 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grekët kërkojnë varret, Surlas-Tiranës: Zhbllokoni procesin

Qindra qytetarë grekë, të afërm të ushtarëve të vrarë, udhëtuan në Ditën kombëtare të Greqisë për në Shqipëri. Jorgos Zografaqis, nga Kreta thotë se i është mirënjohës të gjithë shqiptarëve që e kanë ndihmuar.

“Vëllai im hyri në luftë në fund të Janarit 1941 dhe ishte ndër të parët të vrarë prej një bombardimit të italianëve, mesa mësuam më pas në zonën e Kuqarit, afër Përmetit. Një ditë para se të vritej mori një telegram ku u njoftua për lindjen e djalit të tij, lajm që nuk e gëzoi dot as një ditë dhe fëmijën nuk e pa kurrë. Unë dhe nipi im jemi këtu për të marrë pak dhe nga Shqipëria e për të lënë këtu pak dhe nga Kreta”, tregon Zografaqis.

Por shpejt gjuha shkon aty ku dhemb më shumë. “E dimë që varrin është shumë e vështirë ta gjejmë. Vijmë shpesh për ta kujtuar në Shqipëri, sepse ajo ngjarje shënoi jetën tonë, të gjithë familjes”, thotë ai.

Shteti grek duket se i është rikthyer fort kërkesës për gjetjen e këtyre varreve dhe bashkëpunimin e Shqipërisë.

“Në himnin tonë kombëtar eshtrat e tyre janë të shenjta. Pikërisht këto eshtra të shenjta po kërkojmë dhe ja drejtoj këtë thirrje edhe miqve tanë shqiptarë që gjënden këtu. Duam t’i gjejmë dhe t’i varrosim me nder sipas traditës 3.000-vjeçare të grekëve. Shpresojmë që marrëveshja me Shqipërinë të bëhet funksionale sa më shpejt për këtë çështje”, thotë ambasadorja Eleni Surani.

Kreu i Shoqatës së familjarëve të të rënëve të luftës së vitit 1940, Jorgos Surlas, njeriu që ia përsëriti këtë kerkesë Ilir Metës gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë, kësaj radhe nga Bularati kërkoi prej autoriteteve të pranishme shqiptare rihapjen e kësaj çështjeje.

“E kam pyetur kreun e Kuvendit të Shqipërisë çfarë i ndalon të gjejnë eshtrat e këtyre luftëtarëve që i qëndruan fashizmit dhe që ranë këtu përtej interesave të atdheut dhe besimit? Pse, zotërinj drejtues të qeverisë shqiptare? Si dëshironi të ngremë marrëdhënie të reja dhe të përmirësojmë këto që kemi? Duam të jemi me ju, por po na ndaloni të mbledhim eshtrat e baballarëve tanë”, tha Surlas.

Më vete kësaj radhe, dakord kishin edhe një politikan të Tiranës. “Ngritjen e varrezave dinjitoze për ta. Nuk jam në dijeni të detajeve të komisionit të përbashkët, por besoj se marrëveshja është e qartë: do bashkëpunohet për gjetjen e të rënëve dhe mbledhjen e eshtrave të tyre”, tha Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Pala greke ka kërkuar disa vite më parë rivarrosjen në varreza murale në manastirin e Këlcyrës të rreth 2.500 ushtarëve grekë që kanë humbur jetën brenda territorit shqiptar gjatë luftës italo-greke të vitit 1940-1941, por bisedimet e komisionit ndërshtetëtror të ngritur në 2006 u ndërprenë në atë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje.

/ Top Channel

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Foto galeri/ Kirurgu plastik që publikon në Snapchat gjithë procedurën e operacioneve

Foto galeri/ Kirurgu plastik që publikon në Snapchat gjithë procedurën e operacioneve

Video/ Shikoni reagimin e burrave kur depilohen me dyllë për herë të parë

Video/ Shikoni reagimin e burrave kur depilohen me dyllë për herë të parë

Zbulohet dokumenti: Çfarë hanin ballistët, partizanët dhe zogistët në luftë

Zbulohet dokumenti: Çfarë hanin ballistët, partizanët dhe zogistët në luftë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com