Jose Mourinho ka shpjeguar gjatë konferencës së radhës për shtyp se po e mban Michael Carrick si pjesë e projektit të tij te Manchester United dhe këtë e argumentoi me peshën e viteve. Portugezi ka zgjedhur një shembull të veçantë: “Pas pesë vitesh, të gjithë do të qajmë kur Lionel Messi të jetë 34 vjeç, sepse nuk do të jetë më futbollistë më i mirë.” Më pas, më lidhje me Carrick ai shtoi: “Diçka është të jesh 25 vjeç dhe diçka tjetër është 35 vjeç. Kjo është logjike. E vetmja gjë që mund të them është se Carrick është fenomenal, pa asnjë dyshim dhe të njëjtën gjë mund të them për Messi. Nuk pres nga ai si Herrera apo Rashford të luajnë pesë ndeshje radhazi me ritëm të lartë. Por sa herë është në fushë, skuadra është psikologjikisht më e çliruar.”
Jose Mourinho ka dalë në mbështetje të Henrikh Mkhitaryan dhe këmbëngul se armeni, i blerë 30 milionë euro nga Borussia Dortmund, nuk do të rezultojë një dështim. Mkhitaryan nuk ka luajtur me Manchester United që kur u zëvendësua në pjesën e parë të derbit të humbur kundër Manchester City, në muajin e kaluar. Në total, ai është aktivizuar vetëm 104 minuta në Premier League. Kjo ka ngjallur spekulime, menjëherë të shuara nga pala e United, se futbollisti më i mirë i kampionatit të kaluar në Gjermani, mund të rikthehet në Dortmund i huazuar gjatë merkatos së janarit. Mourinho mendon se vështirësitë që po hap Mkhitaryan janë të ngjashme me ato që ka pasur në fillim Willian te Chelsea dhe Di Maria te Real Madrid.
“Unë mendoj se ai do të jetë një futbollist i rëndësishëm për ekipin topin, – tha Mourinho. – Sigurisht që ne besojmë te ai dhe sigurisht që herët a vonë do t’i zgjidhë probleme dhe Mkhitaryan do të jetë “top player”. Disa futbollistë, të këtij profili, kanë nevojë të përshtaten më shumë se të tjerët, sidomos në një kampionat si ai anglez ku agresiviteti në mesfushë është shumë i madh. Futbollistë nga vende të ndryshe kanë stile të ndryshme loje dhe kur vjen te Manchester United duhet të jesh gjithmonë në “top”. Edhe pse nuk ka probleme fizike, Mkhitaryan po punon për t’u mësuar me gjuhën dhe ambientin në Angli. Kjo nuk është pak. Edhe Willian vuajti në fillimet te Chelsea, sa gjeti mënyrën si duhet të punonte. Kjo më ndodhi edhe me Di Maria te Real. Ju deshën disa muaj për të kuptuar futbollin tonë, pastaj u bë i rëndësishëm. Unë besoj se diçka e tillë do të ndodhë edhe me Mkhitaryan.”