Kohët e fundit të gjithë përdoruesit e iPhone janë përballur me një mesazh të pazakontë në telefonin e tyre, ku shkruhet se ID-ja e pajisjes tuaj iPhone do të skadojë.
Ky mesazh nuk është gjë tjetër veçse një virus. Shumë përdorues të iPhone kanë filluar të ankohen për virusin në formë mesazhi, i cili kërkon nga ata të klikojnë mbi një link. Përmes këtij linku dikush tenton të vjedhë llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin.
Apple asnjëherë nuk ka kontaktuar me përdoruesit për t’u treguar se llogaria e tyre do të skadojë. Nëse pranoni një mesazh të tillë, injorojeni duke mos klikuar në të.