Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mendova se do vdisnim”, shqiptarja rrëfen tmerrin e tërmeteve në Itali

2016/10/27 at 8:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mendova se do vdisnim”, shqiptarja rrëfen tmerrin e tërmeteve në Itali

Irma është një shqiptare që jeton prej vitesh në Itali bashkë me burrin dhe 3 djemtë, 18, 13 dhe 5 vjeç. Tërmetet që shkundën dje sërish Italinë dhe sollën terror e frikë për banorët, tronditën jo pak edhe familjen e saj që jeton 50­60 km larg epiqendrës.

Në një rrëfim për “BalkanWeb”, Irma tregon minutat e para të tmerrit, kur fëmijët e saj vrapuan këmbëzbathur me gjithë shiun rrebesh dhe dolën jashtë shtëpisë, ndërsa ajo vetë u bllokua brenda. “Ishin 2 minutat më të gjata të jetës sime, mendova se do vdisnim”, thotë ajo. Bashkëshorti i saj prej mbrëmjes së djeshme ndihmon në qendrat e pritjes që janë ngritur nga Mbrojtja civile.

– Irma kur ndodhi tërmeti i parë dje ku ishit dhe çfarë bëtë?

Tërmeti i parë ndodhi në orën 19:11, kohë darke dhe shumica e njerëzve ndodheshin në shtëpi. Unë isha në dhomën time dhe po përgatitja çantën për të ikur në punë dhe 2 fëmijët e vegjël ishin në sallon por me derën e jashtme hapur se po flisnin me shokun e tyre. Gjëmonte e binte shi. Po prisnim që të vinte burri me djalin e madh të hanim darkë dhe ndërkohë po përgatisja çantën në dhomë. Dëgjova një zhurmë sikur kalon treni kur e ke afër dhe bërtita sa kisha fuqi “jashtë­jashtë “dhe my mbyll dera e dhomës e mundohesha ta hapja. I ulërija djalit që është 13 vjeç dhe të voglit, Gabri, Romeo e qaja duke bërtitur. Ishin 2 minutat më të gjata të jetës sime dhe për një moment mendova se e shëmbi e do vdisnim. Kur mbaroj dridhja mu hap dera dhe vrapova drejt sallonit te fëmijët po ata falë Zotit kishin dalë dhe më thërrisnin nga jashtë të traumatizuar, zbathur, në shiun që binte me kova jo me pika.

Pastaj erdhi burri me vrap, ndërsa djali ishte në qendër. U bllokuan linjat e telefonit dhe nuk komunikoje dot me asnjëri, falë Facebook­ut lidhëm e bëmë grup në mesanger. Dolëm të gjithë përjashta. Paniku në maksimum, alarmet e makinës u aktivizuan dhe të bankave. Pastaj lexuam që kishte qenë tërmet 5.6 ballë i shkallës rihter.

-A patët ndonjë njoftim nga autoritetet?

Protezione civile u aktivizua e para, direkt në shërbim për t’u përgatitur për më keq. Kryetari i Bashkisë mbrëmjen e djeshme njoftoi të gjithë ata që kishin nevojë të strehoheshin pasi lëkundjet ishin tepër të forta, prej 5.6 ballë dhe 6.2 dhe gjithë vendi ishte jashtë shtëpive ose në sheshe. Kishte shumë panik dhe kanë hapur pallatin e sportit. Autoritet e vendit, si Bashkia, zjarrfikësit, karabinierët u vunë në lëvizje.

– A fjetët në shtëpi apo dolët jashtë?

Pastaj u kthyem brenda për të parë nëse kishim dëme dhe dëgjuam lajmet që thoshin se epiqendra ishte Umbria dhe zonat afër nesh si Camerino Macerata. Burri mori fëmijët e vajti në qendrën e Mbrojtjes Civile, unë shkova në punë, ku i bëj asistencë një të moshuari 92­ vjeçar.

– Sa larg epiqendrës së tërmetit jeni?

Ne jemi rreth 60 km larg ose 30­40 minuta nga epiqendra. Jemi në Nocera Umbra, provincë e Perugias.

-Aktualisht a qëndroni në shtëpi apo në qendrat e pritjes?

Gjatë ditës rrimë në shtëpi me dyert hapur . Nuk e di sot si do t’ia bëjmë në ditët e ardhshme, sonte do rri në qendrën e protezione civile me gjithë fëmijët se bashkëshorti im është në gatishmëri, pasi na kanë thënë se do ketë plot tërmete të tjerë.

– Po qytetarët e tjerë a janë kthyer në shtëpi?

Të gjithë rrinë nëpër makina se nuk duan të braktisin shtëpitë, shumica janë kthyer, po të tjerët shpresojnë mos të ketë më tërmete të forta se me lëkundje të lehta janë mësuar pasi është zonë tërmetesh. Po të gjithë janë shumë të frikësuar, u ka hyrë frika në palcë, por nga ana tjetër kanë frikë të lënë shtëpitë se mos i vjedhin. Si zonë ka rreth 6 mijë banorë dhe rreth 200 janë shqiptarë, kryesisht nga Vlora, Fieri e Rrogozhina.

Etiketa: italishqiptarjatermet

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Shtyhet afati i regjistrimit në universitet për maturantët, ja data e re

Video-Stop/ Momenti kur maniaku gjykatës kërkon të puthë zonjën

Video-Stop/ Momenti kur maniaku gjykatës kërkon të puthë zonjën

Video-Stop/ Gjyqtari i thotë zonjës: Vepro siç bëre në shkallë të parë me Gjykatën e Apelit

Video-Stop/ Gjyqtari i thotë zonjës: Vepro siç bëre në shkallë të parë me Gjykatën e Apelit

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com