Me iPhone në rritje, Apple përgatitet për të prezantuar MacBook Pro këtë të enjte.
Eventi zhvillohet në Kaliforni nën emrin “Hello Again”. Si traditë, nuk dihet asgjë e saktë se çfarë do të nxjerrë Apple, por bëhet fjalë për një event të dedikuar tërësisht kompjuterave të ardhshëm të brezit MacBook Pro, me funksione të reja, mes të cilave dhe njohja me anë të gjurmëve dixhitale, si në iPhone.
Për Apple bëhet fjalë për një synim ambicioz, me shitjet në rënie të kompjuterave dhe lap topëve. Tabletët dhe smartphone gjithnjë e më të fuqishëm që kanë shkatërruar tregun e kompjuterave.