Pas dëmtimëve të njëpasnjëshmë dhe mungesës së gjatë, sulmuesi shqiptar Albion Avdijaj rikthehet të luajë rregullisht me skuadrën e Vaduzit, dhe në mundësine e parë që i është dhënë ai ka arritur të shfaqë talentin e tij duke shënuar 6 gola në ndeshjen për Kupën e Lihtenshtejnit, kundër Rugelit.
Sulmuesi, i cili ka luajtur me kombëtaren U-21 të Shqipërisë në të kaluarën, është bërë protagonisti absolut i kësaj ndeshje pasi ka shënuar 6 gola, ku rezultati përfundimtar ishte 11-0, dhe Vaduzi kaloi në gjysmefinale me këtë sukses të arritur.
“Më duket se e kam realizuar edhe një herë diçka të tillë kur isha me të rinjtë. Por sinqerisht nuk më kujtohet të kem shënuar ndonjëherë tjetër 6 gola. Më kujtohen 5 me ekipin e dytë të Volfsburgut një vit e gjysmë më parë”, tha Avdijaj në mbarim të ndeshjes.