Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Le Iene” shkon në Kosovë…në “kampin e rekrutimit të ISIS”

2016/10/26 at 5:36 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Le Iene” shkon në Kosovë…në “kampin e rekrutimit të ISIS”

Mbrëmjen e së martës, emisioni investigativ “Le Iene” në Itali i ka dedikuar një reportazh çështjes së rekrutimit të luftëtarëve të Shtetit Islamik, duke u fokusuar këtë herë në Kosovë, aty ku kamerat thuhet se kanë qenë në kampin e supozuar të rekrutimit të militantëve. Reportazhi është publikuar nën titullin “Në kampin e rekrutimit të ISIS”.


Gjithçka nis me lotët e një personi, të cilit gazetari i thotë t’i japë një mesazh të birit, pasi ai me siguri përdor internetin dhe mund ta shohë këtë emision.

Rrëfimi shqetësues është bërë nga babai i një luftëtari me emrin Atdhe, i cili e ka njohur të birin gjatë një kronike të një mediaje lokale, dedikuar rekrutimeve të grupit xhihadist të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Në reportazh jepen edhe pamje nga i biri i rekrutuar, ndërsa gazetari italian në Kosovë sjell edhe dëshmi të djemve të tjerë, të rekrutuar pikërisht nga e supozuara “shtëpi pushimi”.

Vet gazetari Pelazza, por edhe babai rrëfyes kanë shkuar të shohin me sytë e tyre vendin ku grumbulloheshin djemtë, të cilët më pas rekrutoheshin për të luftuar për ISIS në Siri apo Irak.

“Gjendemi në fshatin Debëllde, ku disa të rinj kanë ardhur për të qëndruar për rreth një javë dhe një numër i konsiderueshëm i tyre kanë shkuar më pas në luftë, në Siri dhe Irak”, shprehet babai. I biri është sot 26 vjeç dhe, nëse është vërtet gjallë, sipas gjasave ndodhet në Siri. “Në familjen time nuk është praktikuar kurrë feja dhe nuk i është dhënë rëndësi e madhe asaj. Ndërsa im bir është praktikant i rregullt mysliman. Ai frekuentonte xhami që nuk kanë qenë nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ishin xhami me të radikalizuar, sidomos ajo e Termokosit në Prishtinë”, shton më tej babai.

I pyetur nëse ai beson vërtet se i biri është bindur që të nisej për në Siri teksa frekuentonte këto xhami, ai shprehet: Mendoj se këta janë fajtorë, madje edhe në deklaratat e mëparshme të miat kam nxjerrë me emër dhe mbiemër fajtorët kryesorë të mundshëm.

Mes të cilëve edhe emri i imamit Zakaria Qazimi, që në një video të publikuar predikimi thotë ndër të tjera se “gjaku i jobesimtarëve është pija më e mirë për ne”. E teksa grumbullonte besimtarë për t’u indoktrinuar radikalizmin, ai shprehej shpesh se “ai që nuk i bashkohej xhihadit vdes si tradhtar”.

“Me gjasë, edhe shumica e këtyre të rinjve vinin këtu pa lejen dhe pa dijeninë e prindërve. Me të mbërritur këtu, imami u ka marrë telefonat celularë, duke iua sekuestruar”, rrëfen më tej babai.

I biri i tij është shfaqur në një dokumentar kosovar, mbante syze si i ati dhe së bashku me të rekrutuar të tjerë shihen teksa dëgjojnë imamin Zakaria, një mysliman radikal dhe rekrutues xhihadistësh, që sot gjendet pas hekurave të burgut, i dënuar me 10 vite heqje lirie.

“Sa herë që bie të fle natën, mendoj gjithnjë për tim bir. Ku është dhe çfarë bën? Angazhimi im është maksimal për ta bindur atë të kthehet. Do të kisha qenë shumë më i kënaqur sikur ai të kthehej dhe shteti le të merrej me të, drejtësia të veprojë, mjafton që të jetë gjallë. Edhe nëqoftëse kthehen ata, Kuvendi i kosovës ka miratuar një ligj, me të cilin të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e jashtme do të dënohen me heqje lirie deri në 15 vite. Kjo më duket si një gabim i madh, sepse nuk po dënohen frymëzuesit e tyre, por vetëm për ata që kanë rënë prè e fajtorëve kryesorë”, thotë ai.

Gazetari i “Le Iene” i jep një shembull. Një prej djemve kosovarë të nisur nga i njëjti vend kishte shkuar në Siri, kishte hedhur veten në erë duke vrarë të paktën 50 persona. A nuk i druhej babai faktit se edhe i biri mund të bënte të njëjtën gjë po të kthehej?

“Sigurisht që mundet, sepse ata janë radikalizuar totalisht dhe janë të bindur për gjithçka bëjnë”.

Gazetari Pelazza ka intervistuar edhe një tjetër rekrut të mundshëm, të penduar përpara se të shkonte në luftë. “Imami Zakaria na ftoi thjesht për piknik. Kur shkuam në kamping nisëm të ndiqnim leksionet fetare, predikimet e tij, por edhe trajnoheshim”, thotë i penduari. Ndërkohë që në një deklaratë të mëhershme për mediat kosovare, ai rrëfente qartësisht se çfarë u predikonte imami. “Ai na thoshte se nëse prindërit tanë e kundërshtonin fenë tonë, ne mund t’i mohonim dhe t’u bënim edhe keq madje”. Sa i përket kampit, ai thotë se “atje na bënin stërvitje të çuditshme për ne që ishim të moshës 14-vjeçare dhe nuk i kuptonim. Na jepnin shpata për të mësuar t’i përdornim. Na fliste vetëm për Sirinë dhe sesi duhej të shkonim atje për t’u bashkuar në xhihad. Kam pasur plane njëherë të ikja nga shtëpia ime dhe të shkoja te shtëpia e imamit, e prej andej të nisesha për në luftë në Siri”.

Gazetari dhe babai rrëfimtar kanë takuar edhe pronarin e shtëpisë, i cili kur nis të flasë me babain e të rekrutuarit mohon që prona e tij të jetë përdorur për qëllime të tilla. Madje i kërkon edhe kameramanit të mos i fokusojë atë, duke i folur edhe italisht. E pavarësisht se aty ka shkuar edhe policia, pasi ka pasur dokumentarë që bënin të ditur grumbullimin e shumë djemve në shtëpinë e tij, pronari thotë se këto janë vetëm “fjalë dashakeqëse” dhe se policia atë punë ka, të shkojë të kontrollojë, të largohet e ndoshta edhe të rikthehet sërish. Në njërën prej atyre videove shfaqet edhe i biri i pronarit, e kur gazetari dhe babai rrëfyes i bëjnë të ditur se kush ishin, ai irritohet dhe i fton ata të largohen, pasi nuk ka ç’të flasë më shumë përpara tyre. “Unë jam thjesht viktimë”, e mbyll ai.

/ Top Channel



Ju sugjerojmë

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
Bota

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

13 Tetor, 2025 6:42 pm
Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
Bota

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13 Tetor, 2025 6:15 pm
PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”
Politikë

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

13 Tetor, 2025 5:44 pm
Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza
Bota

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza

13 Tetor, 2025 5:21 pm
Agron Shehaj: Partia Mundësia, forca e tretë politike në të gjitha qarqet
Politikë

Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ, kërkon seli qendrore

13 Tetor, 2025 5:01 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

13 Tetor, 2025 4:19 pm
Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
Bota

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

13 Tetor, 2025 4:18 pm
PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
Rajoni

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

13 Tetor, 2025 3:31 pm
Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Para
Microsoft hedh në treg kompjuterin e ri

Microsoft hedh në treg kompjuterin e ri

NASA ngre një tjetër alarm: Pas 15 vitesh Toka do të ngrijë

NASA ngre një tjetër alarm: Pas 15 vitesh Toka do të ngrijë

Studimi: Sa duhet ta keni rrogën për t’u dukur tërheqës dhe seksi?

Studimi: Sa duhet ta keni rrogën për t’u dukur tërheqës dhe seksi?
















TE FUNDIT

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
13 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten, tha një zyrtar i lartë...

Lexo më shumë

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
13 Tetor, 2025

Në fjalimin e tij në Knesset më herët sot, presidenti amerikan la të kuptohej se mund të arrinte një lloj...

Lexo më shumë

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”
13 Tetor, 2025

PD depozitoi zyrtarisht në Kuvend shkresën me mbi 35 firmat e nevojshme për ngritjen e Komisionit Hetimor për lidhjet e zyrtarëve...

Lexo më shumë

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza
13 Tetor, 2025

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Rripin e Gazës, pasi janë liruar nga burgjet izraelite në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com