Një javë më parë, trashëgimtarja e Top Medias festoi ditëlindjen e saj të 23. Festa për të nuk ka ndalur në Tiranë. Ajo bashkë me të dashurin e saj, Sarën dhe Ledionin kanë udhëtuar drejt një destinacioni të largët veror. Këto ditë Lori ka shpërndarë në rrjete sociale detaje nga pushimet luksoze. Mes tyre është edhe kjo foto në cilën 23 vjeçarja shihet duke “fluturuar” në qiell.
Ajo ka guxuar të realizojë një prej ëndrrave më ekstreme që ka pasur, hedhjen me parashutë.
“Në ditën e lindjes bëra një listë me gjëra dhe mendoj se kam realizuar më pak të frikshmen nga ato.”- ka shkruar ajo, duke na lënë të kuptojmë se gjatë këtij viti do e shohim Lorin të bëjë gjëra edhe më të rrezikshme se kjo.