Sipas një studimi të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Boston, rezultatet janë dëshpëruese: duhanpirësit kanë penisin më të vogël se joduhanpirësit!
Që gjërat të bëhen më keq, këtu nuk po flasim për ndryshime mikroskopike, sepse tymi i duhanit ndikon në madhësinë e organit gjenital të mashkullit, por aq sa gjërat të maten me centimetra!
Siç është treguar, meshkujt të cilët pinë duhan, jo vetëm që kanë ereksion dukshëm më të dobët sesa ata që nuk pinë duhan, por edhe shpesh kanë probleme me potencën.
Seksologët këtë e shpjegojnë me ndikimin e cigareve në punën e zemrës dhe të mushkërive, dhe vetvetiu edhe me qarkullimin e gjakut deri te organet kryesore.
Kur e dimë këtë, nuk është për t’u habitur që ata që pinë duhan kanë penisin më të vogël edhe për pesë deri në shtatë centimetra në ereksion, sesa do ta kishin sikur të mos kishin pirë kurrë asnjë cigare.
Një studim tjetër ka treguar që madje as ata duhanpirës, të cilët intensivisht bëjnë ushtrime për rritjen e penisit apo përdorin mjete kimike, apo mekanike për potencë, kurrë nuk arrijnë ereksion të plotë.