10 ditë pas vdekjes së mbretit të Tajlandës, Bhumibol Aduyadej, ‘zonat me pullë të kuqe’ kanë hapur sërish dyert.
Ajo çfarë bie në sy është veshja e punëtorëve të seksit me të zeza në këtë zonë, të cilat vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e monarkut.
Vdekja e mbretit 88-vjeçar ka bërë që të ndalohen zbavitjet në Tajlandë për rreth 30 ditë. Qeveria ka shpallur një vit të plotë zije.
Vetëm një javë pasi mbreti vdiq, qindra prostituta vazhduan punën e tyre rrugëve të veshura me funde, fustane e çizme të zeza, në shenjë respekti për vdekjen e mbretit.