Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një film për Dritëroin, rrëfyer nga Sadija

2016/10/25 at 8:50 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E bija e Dritëro Agollit rrëfen shkrimtarin: Për të, nuk ka plakje mendore

Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

– Ne kemi pasur një jetë të qetë. Do doja që si ne të jetojnë të tërë”. Sadije Agolli shfaqet në filmin dokumentar për Dritëroin në rolin e rrëfimtares: nga njohja, te dita e dasmës, jeta e vështirë dhe tanimë familja e madhe.
“Dritëroi ynë” titullohet filmi realizuar me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, një film, me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës, që do të shfaqet së shpejti. Ndërsa zëri që shoqëron dokumentarin është ai Virgjil Kules, kosnulent ka qenë edhe miku i tij, Moikom Zeqo.

Në film shfaqet aktori Luftar Paja me një vlerësim të madh për shkrimtarin, ndërsa vetë ai del duke punuar në arë, duke kënduar me grupin e Devollit, kujtime me të atin “krenar për të birin që shkruan vjersha”, si ka qenë Dritëroi në moshë të re; ka foto me nënën, një vlerësim nga ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Menkulas, Sami Begolli, por edhe kujtime nga veterani Shefqet Hoxha, njëherësh edhe shok shkolle i Dritëroit dhe partizan me të, që në film thotë: “Jeta ime me Dritëronë ka qenë e pandarë, që nga shkolla deri sot, i shërbente popullit e ka qenë njeri human”.
“Unë në jetën time nuk e ndërroj Menkulasin me asnjë kryeqytet të botës”. Është Agolli që flet për Devollin dhe lumin, që nuk e ndërron as më Nilin.

Rinia në Gjirokastër e më tej edhe jeta në Shën Peterburg tregohen me foto. Vetë Dritëroi kujton se, “kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”.

Filmi me regji të Ilia Terpinit nuk lë jashtë vëmendjes as djalin rus të shkrimtarit. Dihet që shkrimtari, kur qe në Rusi qe martuar me një ruse, në moshën 25-vjeçare, martesë që u zhbë njëherësh me marrëdhëniet politike shqiptaro-ruse. Prej kësaj martese, ai ka një djalë, Arjanin, i cili ende jeton atje. Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin. Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

/Gazeta Shqiptare

Etiketa: dritero agollifilm

Ju sugjerojmë

Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj
Kryesore

Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj

11 Shtator, 2025 10:54 am
Trump bisedë të tensionuar me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
Bota

Trump bisedë të tensionuar me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar

11 Shtator, 2025 10:47 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Bota

24 vite nga sulmet e 11 shtatorit,Begaj: Shqipëria e vendosur kundër çdo forme dhune

11 Shtator, 2025 10:42 am
SHBA/Vrau në tren me thikë 23-vjeçaren ukrainase, Trump: Autori të dënohet me vdekje
Bota

SHBA/Vrau në tren me thikë 23-vjeçaren ukrainase, Trump: Autori të dënohet me vdekje

11 Shtator, 2025 10:33 am
Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët…
Bota

Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët…

11 Shtator, 2025 10:22 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

11 Shtator, 2025 9:24 am
Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
Aktualitet

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

11 Shtator, 2025 9:18 am
Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
Sport

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

11 Shtator, 2025 9:15 am
Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
Kryesore

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

11 Shtator, 2025 9:13 am
Mesazhi i  Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet
Aktualitet

Mesazhi i Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet

11 Shtator, 2025 9:11 am
Para
Video/ Ben Blushi: Kjo është arsyeja e thirrjes së Fatos Nanos nga Rama në Kongresin e PS

Detajet e librit të ri/ Ben Blushi sjell së shpejti "Kryeministrin"

Reportazh/ Në spitalin ku thonë se mblidhen të “çmendurit” e vetëm

Skandal/ I sëmuri mendor rrëmben dhe përdhunon infermieren

Foto/ Flori Mumajesi ironizon Sali Berishën për “qytetarin digjital”

Foto/ Flori Mumajesi ironizon Sali Berishën për “qytetarin digjital”

TE FUNDIT

Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj

Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj
11 Shtator, 2025

Një ditë pas dhënies së dorëheqjes së tij, ish kryebashkiaku i Vlorës ka mbërritur në pallatin e Kongreseve ku do...

Lexo më shumë

Trump bisedë të tensionuar me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar

Trump bisedë të tensionuar me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
11 Shtator, 2025

Donald Trump zhvilloi një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pasi Izraeli kreu një sulm ajror që kishte...

Lexo më shumë

24 vite nga sulmet e 11 shtatorit,Begaj: Shqipëria e vendosur kundër çdo forme dhune

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
11 Shtator, 2025

Presidenti Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit...

Lexo më shumë

SHBA/Vrau në tren me thikë 23-vjeçaren ukrainase, Trump: Autori të dënohet me vdekje

SHBA/Vrau në tren me thikë 23-vjeçaren ukrainase, Trump: Autori të dënohet me vdekje
11 Shtator, 2025

Ka dalë në publik një audio e Decarlos Brown, të dyshuarit për vrasjen me thikë të 23-vjeçares ukrainase Iryna Zarutska...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com