Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Kokëdhima: Nga korrupsioni nuk fitojnë sipërmarrësit. Në Shqipëri ke njerëz që brenda 24/orëve janë bërë milionerë

2016/10/24 at 11:32 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Video-Opinion/ Kokëdhima: Unë jam mik i Ramës dhe do të jem mik i tij

I ftuar në studion e ‘Opinion’ ish deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka theksuar në lidhje me përhapjen e kanabisit në Shqipëri, se situata kur unë e pata propozuar për t’a legalizuar atë ishte krejt ndryshe.


Kokëdhima është pyetur, si fillim, në lidhje me raportin e tij miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Fevziu: A është Edi Rama miku juaj?

Është miku im, dhe do jetë miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë njeri në jetë.

Fevziu: Për çfarë e ke zhgënjyer Edi Ramën?

Unë mendoj se këtë nuk e ka thënë askush, edhe nëse ndodh ta thotë dikush këtë këtë, mendoj se nuk do të jem unë njeriu që do ta thotë. Por më lejo ta shuaj kryezitetin, pra mos prit, që unë të bie në këto grackat e tua.

Fevziu: Z.Kokëdhima unë nuk ndërtoj gracka, unë bëj pyetje.

Këtë vetë e thoni, se doni të pyesni për marrëdhniet personale mes meje me Edi Ramën.

Fevziu: Në grackë ka rënë një miqësi njëzet vjeçare? Ka rënë një histori jo thjesht personale, por mediatikisht në qendër të opinionit publik.

Më fal Blendi, unë nuk kam asgjë për të fshehur. Unë jam shumë i sinqertë, e kam thënë njëherë, por po ta përsëris prap, në një intervistë në 2009 unë kurrë nuk gënjej para publikut, unë mund të mos them gjithçka, por ajo çfarë them është e vërtetë. E dyta, në vazhdim të ides që kisha, unë sot jam në politikë dhe diskutojmë çështje politike, dhe në aspektin politik po të them jam i gatshëm të bisedojmë të pyetem dhe të përgjigjem. Në lidhje me marrëdhniet e mia personale me cilindo mik pa dashur të mbuloj ndonjë gjë, pasi nuk kam asgjë për të mbuluar, unë do t’i mbështes miqtë e mij deri në fund edhe Ramën me marrëdhëniet e mia miqësore do ta mbështes deri në fund.

Fevziu: Por a mbetet më miku juaj Edi Rama?

Padyshim.

Fevziu: Përse ka një ftohje midis jush?

Nuk ka pas asnjë ftohje me z.Rama.

Fevziu: Po ju me z.Rama pothuajse nuk kontaktoni?

Nuk kam asnjë ftohje po ju them, ju jeni ose i keqinformuar, i keqkuptuar.

Fevziu: Unë jam i informuar më shumë se sa ndoshta doni të tregoni ju.

Unë po ju them ju këtë pasi sot ka ndjekës të rinj që nuk kanë qenë kohë më parë, apo një vit më parë. Nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Kjo është mëse e qartë, pasi që nga çasti që unë jam bërë deputet, e thotë vetë Gjykata Kushtetuese që unë s’kam kryer asnjë veprim. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nga pikëpamja formale ligjore unë po ju shpejgoj këtë gjë. Është një vendim kontradiktor, është një lajthitje, pasi e thotë vetë gjykata se nga çasti që jam bërë deputet unë s’kam bërë asnjë marrëveshje dhe s’kam bërë asnjë veprim. Me këtë vendim që kanë bërë këta, sikur ky të konsiderohej një veprim serioz. I bie në qoftë se ju, p.sh, keni një kërkim të ligjshëm nuk mund të jeni i fajshëm.

I pyetur pse është sulmuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kokëdhima ka theksuar se z.Berisha më ka pasur një sipërmarrës i disa mediave kritike me pushtetin e tij.

“Kanë qenë media kritike kundra disa politikave të papranueshme për popullin shqiptar”

Fevziu: Ç’do me thënë kjo?

Këtë do me thënë.

Fevziu: Po ju keni bashkëpunuar në 2005 me Sali Berishën e mbani mend?

Jam përgjigjur për të gjitha unë, o Blend.

Fevziu: Kush e ka diktuar politikisht Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?

Gjykatën Kushtetuese e ka diktuar politikisht kundër meje djathtë dhe të majtë.

Fevziu: Cili i majtë?

E kam mbyll përgjigjen për këtë temë/

Fevziu: Ilir Meta?

I kam dëgjuar unë këto teorira, dhe një nga gjërat më të papranueshme për mua është një gjë ku njerëz të caktuar më përdorin mua, pasi e kanë bërë këtë krim, mbi karrierën time se nuk është një problem i madh se më hoqën mandatin e deputetit, në jetën time kjo nuk ndikon asgjë. Por e kanë bërë këtë gjë, dhe pasi e kanë bërë këtë gjë, mundohen të më përdorin mua, që unë të hidhem herë kundër këtij, e herë kundër atij. Nuk përdorem unë kundër askujt personalisht.

Fevziu: Pra në këtë rast po thoni se nuk po përdoreni kundër Metës?

Absolutisht nuk përdorem.

Fevziu: Kush ka interes t’u përdorë kundër Metës?

Kjo nuk është një çështje që duhet të ma bëni mua pyetje. Madje kjo është një pyetje që nuk do ma drejtonit fare.

Fevziu: Po ju po thoni se po më përdorin. Që do të thotë se kush ka tentuar të ju përdorë kundër Metës?

Kokëdhima ka folur për Reformën në Drejtësi, ish-deputeti Koço Kokëdhima është shprehur kundër rolit dhe qëndrimeve që kanë mbajtur amsadorët Lu e Vlahutin në procesin para votimit.

Kokëdhima e ka quajtur të papranueshme faktin që dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI.

Kokëdhima ishte kundër edhe për faktin që dy ambasadorët zhvillonin takime veçmas me deputetë të ndryshëm për t’i bërë presion që të votonin reformën në drejtësi.

“Shkojnë ambasadorët nëpër grupe parlamentare dhe i marrin e i shantazhojnë deputetët i trajtojnë si punëtorë krahu. Nuk zgjidhen ambasadorët nga populli shqiptar dhe duhet të ketë respekt për përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Koço Kokëdhima.

Të gjithë këtë proces dhe mënyrën se si ambasadorët kanë bërë punën e tyre, ish-deputeti e ka quajtur ambasadorokraci.

Ndër të tjera, ish-deputeti i PS, Kokëdhima ka folur edhe për përfitimet e sipërmarrësve që janë angazhuar në politikë, ku nëpërmjet ryshfetit apo korrupsionit edhe kanë përfituar tendera dhe favore si rrjedhojë e këtij angazhimi.

Sipas tij, kjo është një gabim dhe lajthitje, sovranizmi është një aspiratë e kombeve që duan të ecin përpara.

Por, Kokëdhima theksoi se në vendin tonë nuk ka më të prekur se sipërmarrësit, investitorët në një vend nga korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë, nuk janë sipërmarrësit ata që e kërkojnë kurrupsionin.

“Nuk janë sipërmarrësisht që përfitojnë nga korrupsioni”

Fevziu: Kush janë ata?

Nga korrupsioni fitojnë njerëzit që nuk janë sipërmarrës. Ata që i marrin si kërpurdha nga hiçi dhe i marrin e i bëjnë brenda 24 orëve njerëz me para. Që i marrin nga rruga dhe i bëjnë të pasur siç ka ndodhur këtu e 25 vite këtij vendi.

Shiko videon: 



Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Para
Pijet me sheqer mund të shkaktojnë këtë lloj kanceri

Pijet me sheqer mund të shkaktojnë këtë lloj kanceri

Video-Opinion/ Kokëdhima: Unë jam mik i Ramës dhe do të jem mik i tij

Video-Opinion/ Kokëdhima: Unë nuk kam pasur asnjëherë interes për importin e plehrave në Shqipëri

Video-Opinion/ Kokëdhima: Unë jam mik i Ramës dhe do të jem mik i tij

Video-Opinion/ Kokëdhima: Ligji i importit të plehrave në Shqipëri nuk duhet të votohet nga Kuvendi
















TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com