Largimi i Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit ka dhënë problemet e para për mazhorancën në Kuvend. Kështu sot në Komisionin e Medias, mazhoranca nuk mund të quhet më e tillë pasi mbeti pakicë. Po kështu një shtysë ia dha edhe LSI, përmes votës së një deputeteje.
PD-ja kishte bërë kërkesë për një seancë degjimore me gazetaren Alida Tota e cila u largua nga puna në A1 Televizionin. Sipas saj, Erion Veliaj ka censuruar emisionin që po përgatisje për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë.
Kërkesa e PD u votua jo vetëm nga deputetet e saj por edhe nga Mimoza Hafizi e larguar tashmë nga PS si dhe Kejdi Mehmetaj e LSI. Kur vjen puna për të sulmuar Veliajn, me sa duket LSI nuk është kundra…