Një situatë të vështirë po kalon mesfushori gjakovar Amir Abrashi. Lojtari që aktivizohet tek Fraiburgu në Gjermani pësoi një tjetër dëmtim në ndeshjen e fundit, teksa u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 17 të ndeshjes me Augsburgun.
Pas shqetësimeve fizike ditën e sotme Abrashi do të kryejë edhe një kontroll të detajuar mjekësor për të mësuar nëse bëhet fjalë për diçka serioze apo jo.
Mbetet të shihet nëse ai do të mungojë në ndeshjen shumë të rëndësishme të 12 nëntorit, ku Shqipëria pret Izraelin.