Një ditë pasi 18 vjeccari Besmir Vathi doli në gjykatë për masën e sigurisë, i arrestuar si punëtor i hashashit, ka ardhur reagimi i vëllait të tij më të vogël. Ai ka apeluar duke kërkuar që të lirohet Besmiri, pasi ishte kthyer padashje në kryefamiljar duke mbajtur familjen me bukë pas vdekjes së të atit.
“Ai po punonte për të mbajtur vëllezërit dhe mamin. I lutem qeverisë dhe prokurorëve, lirojeni vëllain tim se është i pafajshëm. Jemi jetimë dhe Besmiri na plotësonte nevojat për të na shkolluar”, thote ai.
Gjithashtu në lidhje me rastin e 18-vjeçarit reagoi edhe Jozefina Topalli, duke e quajtur padrejtësi dënimin e tij.
“Besmiri është viktima e një shteti të shpartalluar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi që kap majën. O gjykatës i pashpirt”, shkroi ndër të tjera deputetja e PD-së në profilin e saj në Facebook.