Loja e dy fëmijëve motër dhe vëlla kthehet në një situatë tepër të rëndë dhe të frikshme.
Teksa luanin në dëborë, ata të dy bien fatkeqësisht në një pusetë.
Incidenti ndodhi në qytetin rus Nizhny Tagil .
Videoja tregon gëzimin e fëmijëve teksa luajnë, por në pak minuta ata i kaplon frika kur bien brenda pusetës.
Djali zhytet plotësisht, ndërsa e motra për fat të mirë arrin të mbahet tek cepi i saj dhe të dalë mbi sipërfaqe në minutën e fundit.
Pasi arrin të shpëtojë, vajza ngre alarmin për t’i ardhur në ndihmë vëllait të saj.
Disa persona që ndodheshin pranë i erdhën menjëherë në ndihmë, ndonëse për ta nxjerrë u deshën vetëm 3 minuta kohë, ambulanca vonoi rreth një orë për të mbërritur për shkak të borës.
Djali u dërgua në spital me dëmtime të shumta, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autoritetet po hetojnë lidhur me shkakun e incidentit, pasi kapaku i pusetës nuk ka qenë i fiksuar siç duhet./tvklan.al