Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Konventa Kombëtare e PAA-së, teksa njoftoi bashkim që ai e quajti mahnitës të të djathtëve e të majtëve për t’u kthyer shpresën shqiptarëve, ka treguar debatin që ka bërë me analistin Fatos Lubonja, lidhur me cilësimin e tij për partitë politike si banda.
“Lubonja thotë se partitë janë banda, kam debatuar me të dhe i kam thënë se nuk besoj se partitë janë mirëfillta si banda, se refuzoj të besoj që jo vetëm demokratët, republikanët, agrarët, ballistët, zogistët, liberaralët e kushdo tjetër në opozitë nuk mund të jetë bandë, por se dua të besoj nga thellësia e shpirtit se socialistët e thjeshtë nuk janë mbledhur si bandë e banditë, por se besojnë se mund të sjellim ndryshim pozitiv për vendin dhe fëmijët tanë. Por se bandë një parti politike ka në dorë ta kthejë udhëheqja e saj e nuk ka rrugë më të shpejtë e të garantuar për të kthyer një parti në bandë, se thërritja e banditëve në parti, si kryetar bashkish, zënia një nga një e levave, shkatërrimi i shtetit për hir të pushtetit që është fundi i qeverisjes si vegël për mirëqenine e qytetarëve dhe kthimi i qeverisjes në ekuacion pushteti dhe partitë shihen si formacione që luftojnë për pushtet dhe jo qeverisje”- tha Basha.