Një sasi tejet e madhe droge u kap në një magazinë në Derven, fshat i Fushë-Krujës, territor që drejtohet nga kryebashkiaku, Artur Bushi. Partia Demokratike lidh emrin e tij me 1.3 ton hashash që u kap mbrëmë buzë rrugës kombëtare, në sy të të gjithëve në Fushë-Krujë.
Sipas, n/kryetarit të Komisionit të Sigurisë, deputetit të PD, Flamur Noka, droga është kapur pa dijeninë e Edi Ramës. “Teksa Rama mohonte drogën në studion e Neës 24, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe shërbimi inteligjent (SHISH) kapën 1.3 tonë kanabis në Krujë, në territorin e Artur Bushit”, tha Noka. “Nëse Edi Rama ka dijeni për aksionin, droga shpëton, trafikantët shpëtojnë”, tha ai.
Deklarata e Nokës
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Inteligjent kapin drogë, Antimafia Italine ka ngritur alarmin, media ndërkombëtare raporton për rrezikun e kanabisit shqiptar, 8 vrasje kanë ndodhur këto 3 muaj për drogën, droga ka zbritur në shkollat e vendit, sipërfaqja e mbjellë është pesëfishuar sipas Guardia Di Finanza, kapanonet e përpunimit të hashashit kanë pushtuar malet, helikopterët e Mimit zbulojnë parcelat pa dashje, e persëri Edi Rama thotë ska drogë.
Vetëm dy vetë në Shqipëri dhe në mbarë globin e mohojnë drogën. Këta janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
Askush nuk pret që Edi Rama e Saimir Tahiri të pranojnë drogën, sepse ata e drejtojnë, e menaxhojnë, këtë biznes kriminal, që po sjell vrasje, shkatërrim të rinisë, helmim të shkollave e fëmijëve tanë, që po sjell destabilizim të shoqërisë.
Droga vazhdon cdo ditë, sepse droga krijon fondin e qindra milionë eurove që Edi Ramës i duhet për të mbajtur pushtetin, për të blerë votat.
Edi Rama po kërkon të fusë me dhunë drogën në ambjentin tonë, në cdo familje shqiptare, sepse është e vetmja alternativë që ka. Po shqiptarët smund ta pranojnë.
Eshtë në dorën e shqiptarëve të mbrojnë familjet dhe të ardhmen e tyre nga ky rrënim.
Eshtë në dorën e shqiptarëve ta pastrojnë vendin nga droga. Shqipëria pa drogë, është Shqipëria pa Edi Ramën.