Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filmat “Shok” dhe “Kolona” do të shfaqen në Koln të Gjermanisë

2016/10/18 at 2:35 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Filmat “Shok” dhe “Kolona” do të shfaqen në Koln të Gjermanisë

Dy filmat kosovarë, të metrazhit të shkurtër, “Shok” dhe “Kolona”, që rrëfejnë histori të vërteta nga lufta e fundit në Kosovë, do të shfaqen në Koln të Gjermanisë.


Filmat e lartpërmendur bëjnë pjesë në filmat vendorë më të suksesshmit të viteve të fundit.

Ata do të shfaqen më 22 tetor në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër “URACult”, që organizohet për nder të dy vjetorit të shoqatës URACult e.V.

Në kuadër të këtij festivali do të shfaqen edhe filmat “The Wedding Tape” dhe “Death By Suffocation”, “The Conversation” dhe “The Capsule”.

Rikujtojmë se filmi “Shok”, i regjisorit Jamie Donoughe, hyri në historinë kinematografike të vendit duke u bërë filmi i parë nga Kosova që u nominua për Oskar, për këtë çmim kaq prestigjioz.

Filmi, si shumë të tjerë, është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. E veçanta e tij është se tregon se si sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël, të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film me rolet e tyre paraqitën aktorët Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi, etj.

Në anën tjetër, edhe filmi “Kolona”, i regjisorit Ujkan Hysaj është një tregim lufte që vë në pah pasojat e saj dhe nxjerr protagonistin kryesor para një zgjedhje tejet të vështirë, mes të birit dhe nipit. Në 27 minuta, “Kolona” kthen në shirit filmik skenarin e Besian Hysajt. Filmi, i cili u subvencionua nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2010, rrëfen historinë e familjes së Ademit (Synaj Raça), i cili në vitin 1999 vendos t’i bashkohet kolonës së refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga pushteti serb, shkruan zeri.

Filmi “Kolona” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të huaj në edicionin e 10-të të “Asian International Film Festival”, në Seul të Koresë Jugore. I njëjti kishte arritur të bindte publikun në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë. Atje “Kolona” kishte marrë çmimin e publikut. E para kësaj çmimin për filmin më të mirë të huaj e kishte marrë edhe në Meksikë. Veç kësaj filmi ka pasur disa paraqitje të tjera në festivale evropiane, vitin e kaluar. Filmi “Kolona” ishte shfaqur në “Izmir Short Film Festival” të Turqisë, “InterFilm Fest” të Gjermanisë, si dhe në “Tirana International Film Festival”



Ju sugjerojmë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Para
Helmim masiv i fëmijëve nga kërpudhat. Bëni kujdes: Jo të gjitha hahen

Helmim masiv i fëmijëve nga kërpudhat. Bëni kujdes: Jo të gjitha hahen

Replika/ Çili shkruan për Bushatin: Po degjeneron në hale.al

A duhet të largojë Basha, Majlinda Bregun? Çili: Ekipet humbëse duhen flakur

Foto/ Cristiano Ronaldo ka punësuar këtë bukuroshe për ti menaxhuar rrjetet sociale.

Foto/ Cristiano Ronaldo ka punësuar këtë bukuroshe për ti menaxhuar rrjetet sociale.
















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com