Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se makina ka përplasur për vdekje një kalimtar, i cili po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit për ta marrë në pyetje në lidhje me aksidentin, ndërsa ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plota.