Sot qeveria dha lajmin e rritjes së pagave të mësuesve, ndërsa një javë më parë është deklaruar edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë. Të gjitha këto lëvizje financiare që do ti kushtojnë shumë buxhetit të shtetit bëhen në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ku Rama do të kërkojë një mandat të dytë qeverisës.
Sot në një takim me mësues u dha se rritja do të jetë 10 për qind mbi pagën aktuale, për të gjithë mësuesit e pedagogët e arsimit publik në vend. Me ndihmën e një financieri Opinion.al llogariti pagën mesatare (neto) të një mësuesi që është 450 mijë lekë (të vjetra) në muaj.
Aktualisht një mësues fillestar paguhet 416 mijë lekë/muaj, një mësues me 10 vite pune, 450 mijë lekë/muaj dhe një mësues me 20 vite e lart, 470 mijë lekë/muaj.
Në tabelën më poshtë është marrë për bazë paga neto 450 mijë lekë në muaj. Kështu nga kalkulimet rezulton se nga 1 Marsi i vitit 2017, kjo pagë shkon në 491 mijë lekë në muaj. Pra rritja do të jetë 41 mijë lekë (të vjetra) në muaj.
Pagat në arsim kanë qenë gjithnjë shumë të ulta, ndaj rritja e tyre mbeten gjithnjë një lajm shumë mirë për rreth 34 600 mësues e pedagogë në vend. /Opinion.al