Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore duke gjeneruar shira të përkohëshëm. Herë pas here do të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të mbeten të pranishme duke rrezikuar pjesën më të madhe të vendit nga shira të dobët dhe të përkohëshëm. Ndërsa, rrebeshe shiu do të ketë në veri dhe verilindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte si në oret e mëngjesit edhe në orët e mesditës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dalllgëzim deri në 5 ballë.