Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të mposhtësh mërzinë në mjediset e punës

2016/10/16 at 2:02 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Si të mposhtësh mërzinë në mjediset e punës

Shpesh ambienti i zymtë ku punoni është një “vrasës i pagabueshëm”.


Pas “mbytjes” së kreativitetit, do t’ia vërë syrin rendimentit, më pas motivimit, e në fund mirëqenies psikofizike të vetë punonjësit.

Kur flitet për ambientet e Google apo Facebook, mendojmë menjëherë për hapësirat gjigante e gjithë ngjyra. Por a e nxisin ato kreativitetin?

Modeli “Silicon Valley”, nëse mund ta quajmë kështu, ka besuar gjithnjë në lidhjen e cilësisë së ambientit ku punoni dhe produktivitetit. Një hapësirë stimuluese përmirëson marrëdhënien mes punonjësve dhe kjo përkthehet në një performancë më të mirë. Nëse doni të dini më shumë, ky artikull i Harvard Business Review shpjegon arsyet.

ZGJIDHNI NJË IMAZH QË JU FRYMËZON

Nëse keni mundësi, varni në mur ose në një pikë ku keni mundësi që ta shihni një imazh të bukur që ju ndihmon që të gjeni përqendrimin. Mund të jetë një vepër arti, një shprehje për kreativitetin, portreti i një figure historike, një peizazh, çfarëdo gjëje që “besoni” se mund t’ju frymëzojë.

Dy këshilla: shmangni imazhe shumë të mëdha ose me dimensionin e një pulle poste.

BLINI NJË LLAMBË

Ndriçimi i keq të shpërqendron dhe redukton performancën kreative. Çdo element bezdisës (drita, temperatura, cilësia e ajrit në zyrë) ndikon në kreativitetin tuaj. Ju përpiqeni që të përqendroheni por gjithë këto elemente që ju ngacmojnë, përthithin energjinë tuaj të çmuar.

Drita natyrale është më e mirë se ajo artificiale, por shpesh ndriçimi në një ambient nuk është homogjen; dikë e verbon e dikë e lë në errësirë. Të pasurit e një llambe mund t’ju shërbejë për të rregulluar ndriçimin në vendin tuaj të punës, pa shqetësuar ata që punojnë pranë jush.

ZGJIDHNI NJË OBJEKT ME NGJYRA

Një stilolaps, një ngjitëse, çfarëdo objekti të vogël që mund ta mbash në tryezën e punës. Mjafton një ose maksimumi dy objekte të vogla për t’i dhënë pak jetë pamjes së përditshme dhe për t’u dukur më pak gri.

SHFRYTËZONI KOHËN E PUSHIMIT

Një mendje e lodhur apo e mërzitur ngjan me dikë që vrapon në një maratonë, me një çantë të rëndë mbi shpinë. Ditët e punës janë të gjata, përfitoni gjatë pushimit për të bërë një gjë të shëndetshme: të mos flisni për punë!

FLISNI ME NJERËZ

Nëse keni nevojë t’i kërkoni diçka dikujt apo nëse keni ngecur në projektin tuaj, ngrini telefonin dhe flisni me njerëz. Më mirë akoma do të ishte të ngriheshit nga tavolina e të shkonit t’i takonit. Duke qëndruar për shumë gjatë ulur në karrige, ulet edhe kreativiteti.

Ndërveprimi i drejtpërdrejtë me njerëzit, sidomos nëse është joformal, nxit në mënyrë të papritur kreativitetin dhe motivimin. Për këtë arsye, kompani si Pixar kanë krijuar ambiente “të ndërmjetme” ku njerëzit mund të takohen e të flasin me njëri-tjetrin.

Etiketa: frymezimmerziamjedisepune


Ju sugjerojmë

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh
Life Style

Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh

1 Gusht, 2025 4:08 pm
Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
Life Style

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

1 Gusht, 2025 4:06 pm
Zbulohet insekti gjigant në Australi
Life Style

Zbulohet insekti gjigant në Australi

1 Gusht, 2025 3:49 pm
I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
Life Style

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

1 Gusht, 2025 3:46 pm
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
Life Style

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

31 Korrik, 2025 5:12 pm
Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?
Life Style

Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?

31 Korrik, 2025 4:48 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

31 Korrik, 2025 8:15 am
Para
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë

Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë

Aurela Gaçe feston 42 vite, ja urimi i çuditshëm që i bën vetes 

Aurela Gaçe feston 42 vite, ja urimi i çuditshëm që i bën vetes 
















TE FUNDIT

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
1 Gusht, 2025

Një episod që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor, por ka ndodhur realisht në Sorrento të Italisë. Një...

Lexo më shumë

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
1 Gusht, 2025

Është bërë një dekadë prej kur Gjykata Speciale në Hagë nuk është emër i panjohur për qytetarët e Kosovës. Megjithatë,...

Lexo më shumë

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
1 Gusht, 2025

OKB-ja ka 6,000 kamionë me ushqime të bllokuar jashtë Gazës dhe gati për të hyrë në enklavën palestineze, njoftoi sot...

Lexo më shumë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama publikuar një video nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com