Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e politikanit francez/Gusht 1806: Chateaubriand dhe bukuroshja shqiptare

2016/10/15 at 11:57 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e politikanit francez/Gusht 1806: Chateaubriand dhe bukuroshja shqiptare

Në librin « Album de Chateaubriand – 1862 » gjejmë një shkrim të shkurtër në faqen n° 98 me titull « Chateaubriand i sëmurë tek një shqiptar ».
Shkrimtari dhe politikani i njohur francez, François René de Chateaubriand, në zhegun e muajit gusht të 1806, niset për vizitë tek një shqiptar që banonte në « Kératia » (në periferi të Athinës) dhe që njihej me konsullin francez të kryeqytetit grek.
Gjatë udhëtimit, atë e kapin ethet dhe detyrohet të kalojë natën në banesën e shqiptarit.
Në vijim, autori na rrëfen gjendjen e tij shpirtërore (fizike dhe emocionale) në praninë e bukuroshes shqiptare :
« Të nesërmen, e kalova ditën i shtrirë mbi shkorsën time, ndërsa të gjithë kishin dalë në ara ; Edhe vetë Jozefi kishte dalë ; Ishte aty vetëm vajza e mikpritësit tim. Ishte një vajzë shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë vjeçe, mjaft e bukur, që ecte këmbëzbathur dhe në flokë kishte plot medalje dhe monedha të vogla argjendi. Ajo nuk më shikonte fare dhe punonte sikur të mos isha aty.
Dera ishte e çelur, dhe nga aty hynin rrezet e diellit. Ishte i vetmi vend i ndriçuar në dhomë. Herë pas here më zinte gjumi ; Zgjohesha dhe shihja sërish vajzën shqiptare, të merrej me diçka tjetër, duke kënduar me gjysëm zëri apo duke rregulluar flokët e saj. Ndonjëherë i kërkoja ujë dhe ajo më sillte një vazo të mbushur plot ; duarkryq, ajo priste me qetësi të shuaja etjen, dhe pasi kisha mbaruar, ajo më pyeste : Ju bëri mirë ? Dhe pastaj u kthente në punën e saj.
Në heshtjen e mesditës dëgjohej vetëm gumëzhima e disa insekteve në banesë dhe disa gjela që këndonin jashtë. E ndjeja kokën bosh, siç ndodh shpesh pas një temperature të lartë ; sytë e mi të lodhur shikonin të fluturonin rreth mej një sasi shkëndijash dhe flluskash drite. Unë kisha vetëm mendime të turbullta por ama të ëmbla. »

chat

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Aurenc Bebja*, Francë – 14 Tetor 2016

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e informacionit si në vijim : Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/opinion/gusht-1806-chateaubriand-dhe-bukuroshja-shqiptare/

Etiketa: bukuroshja shqiptareChateaubriandpolitikani francez

Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
Aktualitet

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion
Aktualitet

Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion

17 Maj, 2025 9:47 am
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

17 Maj, 2025 9:30 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Para
Foto/ Ledri Vula dhe Vig Poppa në duet?! Ja detajet e bashkëpunimit

Foto/ Ledri Vula dhe Vig Poppa në duet?! Ja detajet e bashkëpunimit

Kapet përsëri një tjetër sasi droge nga policia

Kapet përsëri një tjetër sasi droge nga policia

Zbulohen bisedat private Cipras-Holond: Këta qentë gjermanë…

Zbulohen bisedat private Cipras-Holond: Këta qentë gjermanë...

TE FUNDIT

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Maj, 2025

Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër....

Lexo më shumë

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
17 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e...

Lexo më shumë

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon...

Lexo më shumë

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Tirana ka komentuar mbi dialogun mes Kosovës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com