Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/Specialisti i Rrugores: Ngjarja e Sukthit, vrasje, jo aksident!

2016/10/13 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/Specialisti i Rrugores: Ngjarja e Sukthit, vrasje, jo aksident!

Dashnor Deliallisi, 36 vjeç me shpejtësi shketerrë, 150 km/orë ecte në kah të kundër të lëvizjes në autostradën Tiranë-Durrës. Makina e tij Mercedes Benz me targa AA 979 GV (shih fotot më poshtë) u përplas fatalisht me një makinë tjetër tip Benz me targa AA 694 IL ku udhëtonin tre vajza Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti. Ato humbën jetën fatalisht sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.


Përplasja ka qenë aq e fortë se vendi i aksidentit, ngjan me një shesh-lufte. Trupat e viktimave janë nxjerr pas 1 orë pune nga zjarrfikëset dhe policia.

Tre vajzat kanë patur të pamundur ta shmangin tragjedinë. Një specialist i policisë rrugore që preferoi ti ruhej anonimati, pasi ngjarja është në hetim tha për Opinion.al se aksidenti nuk ka asnjë shkak tjetër përveç çmendurisë ose konsumimit të lëndëve narkotike apo alkoolit.

Deliallisi, shkaktari i kësaj tragjedie, ku mbeti edhe vetë viktimë, dyshohet se ka hyrë tek mbikalimi i Sukthit dhe ka ecur në sens të kundërt për disa kilometra derisa u mori jetën 3 vajzave të pafajshme. Arsyet nuk dihen pasi kjo ngjarje, deri tani nuk ka asnjë dëshmitar.

Specialisti i Policisë Rrugore i pyetur për ndriçimin në rrugë tha se autostrada Tiranë-Durrës deri në Vorë ka ndriçim, ndërsa nga Vora në drejtim të Durrësit jo. Ndërsa sinjalistika rrugore është e rregullt. Por sipas tij, edhe nëse do të kishte patur shtylla elektrike tragjedia ka qenë e pashmangjshme. Kjo për shkakun se përplasja ka qenë ballore, tej mase e fortë. Makina ku udhëtonin tre të ndjerat, nga goditja është spostuar 70 metra nga pika e goditjes. Lidhur me ndonjë manovrim të mundshëm ai tha se “makina me targa AA 694 IL në pronësi të 23 vjeçares Greta Sherifi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi rreth 90 km në orë. Vendi ku ndodhi aksidenti është kthesë. Gjithashtu makina tjetër përballë ka qenë me mbi 100 km në orë. Kjo do të thotë se mundësia për manovrim ka zenë Zero”.

Ndërkohë, opinion.al pyeti specialistin e policisë Rrugore nëse ka patur raste të ngjashme të drejtuesve të mjeteve që ecin në kah të kundërt, ai dha se: “Rastet janë krejt të rralla dhe asnjëherë me shpejtësi kaq të madhe dhe asnjëherë në distancë disa kilometra si në rastin konkret. Ndodh që një drejtues mjeti ngatërron rrugën dhe kthehet direkt mbrapsht”, tha ai.

Sipas tij kjo ngjarje ka gjithë elementet e një vrasje në rrugë dhe jo të një aksidenti rrugor. Personi që kreu këtë akt, 36 vjeçari Deliallisi dyshohet të ketë qenë nën efektin e drogës apo alkoolit, por këtë saktësisht do ta nxjerrë ekspertiza mjeko-ligjore, pasi janë marrë kampionët e gjakut për llogari të hetimeve.

Ky rast dhe aksidenti i Kamzës, një muaj më parë, ku u përplas për vdekje një polic dhe dy të tjerë u plagosën, e bën urgjence kërkesën për ndryshimin e Kodit Rrugor.

/Opinion.al

*Foto nga vendi i ngjarjes. Makina ku udhëtonin Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti

47139fc1-4715-4fc8-ba4a-dc1dd475411e

viktimat



Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
Numri 13, kripa, këmbanat, macja e zezë. 9 nga supersticionet më të njohur në botë

Numri 13, kripa, këmbanat, macja e zezë. 9 nga supersticionet më të njohur në botë

Rroshi i lumtur në krye të punëve të Bashkisë: S’kam kohë për të humbur

Rroshi i lumtur në krye të punëve të Bashkisë: S'kam kohë për të humbur

Aurela Hoxha në Ibiza tronditëse me linjat e saj trupore

Aurela Hoxha zbulon pse preferon të shkojë vazhdimisht jashtë shtetit
















TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com