Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

2016/10/12 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

Skandal në burgun e Drenovës. Një zyrtar i lartë i këtij burgu figuron me listë notash të falsifikuar.

“Fiks Fare” në Top Channel ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash. Fiks fare tregon sesi është bërë korigjimi në regjistrat e shkollës dhe mesatarja e zyrtarit është rritur nga 6.5 në 10.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta.

Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish nxënës figuron më dy numra amze përkatësisht nr.2242 dhe nr.2274.

Në të dy emrat si Origest Novrus Lifo dhe Orges Novrus Lifo gjeneralitetet nuk ndryshojnë, kurse notat po. Në amzën e dytë lista e notave është me të gjitha 10-ta por me karakteristikë që i përket një vajze.

Në këtë shkollë pas diplomimit të Lifos, nga viti 2002 deri në 2006 sekretare e shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” Ersekë, ka qënë motra e tij. Vetë zoti Lifo pohon se motra e tij është larguar nga puna pas konstatimit të këtyre korigjimeve në regjistër, por sipas tij, ky ka qenë shkaku për ta larguar atë nga puna.

Në tetor 2014 është bërë një kallëzim në prokurorinë e Korçës, por që në 30 janar 2015 hetimi mbyllet për shkak të tejkalimit të afateve hetimore.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan shkollës “Petro Nini Luarasi” ku drejtoresha e këtij gjimnazi shpjegon se si janë ndryshuar numrat e amzave. Ajo pohon se në 2006 është ngritur një komision i cili ka konstatuar disa falsifikime. Ndër tyre figuron edhe emri i zyrtarit të lartë të burgut të Drenovës. Komisioni i ngritur pa se, Orges Lifo me nr. amze 2274 ka korigjime notash që nuk korespondojnë me notat përfundimtare nga regjistrat e viteve shkollore që disponon drejtoria e shkollës. Po i njëjti person thuhet në raport, figuron dhe me nr. amze 2242 ku korigjimet janë të dukshme.

Për të marrë një përgjigje më të plotë , gazetarët iu drejtuan vetë zyrtarit të burgut të Drenovës, zotit Orges Lifos.

Lifo nuk pranoi të jepte intervistë përballë kamerës por me shpinë. Ai pohon se nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë dhe e gjitha është pasi duan t’i dëmtojnë figurën e tij. Kjo për shkak se ai aktualisht mban një post politik në qytetin e Ersekës, është kryetar i FRESSH-it dhe kërkon të hedhë kandidaturën për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e ardhshme .

Ai pohon se ka përdorur vetëm diplomën me mesatare 6.5 në të gjitha institucionet. Lifo pranon punësimin e motrës së tij si sekretare në vitet 2002-2006 dhe më pas këto falsifikime sipas tij janë bërë për inat. Gjithashtu ai tregon se nuk i është dashur mesatarja për të fituar shkollën e lartë pasi ai është diplomuar në universitetin privat Ufo, dega Juridik. Kurse nga nga një shkresë që ka siguruar redaksia e Fiks Fare, Universiteti i Tiranës pohon se zoti Lifo ka konkuruar për të njëjtën degë, Juridik, në këtë universitet dhe nuk ka fituar.

Edhe pse e mohon gjatë intervistës së ka ndryshuar emrin, Fiks fare, siguroi një certifikatë familjare të zotit Lifo ku ai figuron me emrin Orgi dhe jo Orgest.

Sipas shënimit të bërë nga drejtoria e gjendjes civile, zoti Lifo ka ndryshuar emrin me kërkesë të tij në vitin 2004.

jjjjjjjjjjjjjjjjj

Ju sugjerojmë

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur
Bota

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

30 Gusht, 2025 6:22 pm
Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
Rajoni

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

30 Gusht, 2025 6:10 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

30 Gusht, 2025 6:05 pm
Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
Bota

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

30 Gusht, 2025 5:41 pm
Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

30 Gusht, 2025 5:38 pm
Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
Aktualitet

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

30 Gusht, 2025 5:34 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

30 Gusht, 2025 5:29 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet

30 Gusht, 2025 5:04 pm
Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë
Aktualitet

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë

30 Gusht, 2025 4:58 pm
Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore
Aktualitet

Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore

30 Gusht, 2025 4:53 pm
Para
Nipi i Zogut rrëfehet për arin shqiptar: Ja çfarë morëm kur ikëm nga vendi

Nipi i Zogut rrëfehet për arin shqiptar: Ja çfarë morëm kur ikëm nga vendi

Video/ Menaxheri i hotelit sakrifikon për të shpëtuar qenin që kishte ngecur në ashensor

Video/ Menaxheri i hotelit sakrifikon për të shpëtuar qenin që kishte ngecur në ashensor

Burg për ‘tutorin’ që joshte me “Porsche”, vajza: E kallëzova për xhelozi

Burg për ‘tutorin’ që joshte me “Porsche”, vajza: E kallëzova për xhelozi

TE FUNDIT

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur
30 Gusht, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit Evreux në Normandi, ku një shofer përplasi një turmë njerëzish,...

Lexo më shumë

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
30 Gusht, 2025

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës...

Lexo më shumë

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
30 Gusht, 2025

Një Gjykatë Federale e Apelit ka shpallur se shumica e tarifave të Donald Trump janë një tejkalim i përdorimit të pushteteve emergjente...

Lexo më shumë

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
30 Gusht, 2025

Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje të shtunën Qeverisë amerikane ta tërheqë vendimin e saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com