Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Superliga/ Muzaka heroi i Tiranës, shënon në kohën shtesë

2016/10/12 at 9:15 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Superliga/ Muzaka heroi i Tiranës, shënon në kohën shtesë

Gjergji Muzaka nderon Tiranën. Një gol i realizuar në fund nga mesfushori 32-vjecar i mjaftoi skuadrës së Ilir Dajës për të mposhtur 1-0 Korabin në Selman Stërmasi. Fitorja e dytë rradhazi për bardheblutë që tashmë e shohin veten në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasfikimit po aq sa edhe Kukësi me dy skuadrat që ndajnë mes tyre vendin e dytë dhe 3-të në pritje të sfidës Laci-Partizani. Një fitore e merituar për Tiranën që në këtë ndeshje nuk kishte në anën e saj as fatin pasi goditi dy herë shtyllën. Rikthimi i tifozëve  dibranë në shkallët e stadiumit nuk i mjaftoi Korabit që edhe pse  ishte skuadra  pritëse e luajti këtë ndeshje në shtëpinë e Tiranës.

Pak ndryshime në formacionet e të dyja skuadrave. Te Korabi Artan Mërgjyshi i besonte një fanellë titullari Nderim Nexhipit i cili ishte në mbështetje të sulmuesit të vetëm Sebino Plaku. Te Tirana vendin e dëmtuarit Ede në majën e sulmit e merrte talenti Majkëll Peci. Sinjali i parë në këtë sfidë ishte pikërisht i bardhebluve. Në minutën 13-të Afrim Taku provoi nga distanca por priti pa vështirësi Vujadinovic. Më kërkuese Tirana edhe gjatë minutave në vazhdim. Në të 20-tën fati nuk ishte me skuadrën e Ilir Dajës. Peci i shërbyer nga Taku bëri gjithcka në mënyrë të shkëlqyer në hyrje të zonës por goditja e tij potente u ndal nga shtylla. Në të 27-tën ishte Vujadinovic ai që i mohoi golin Asion Dajës me një pritje shumë të bukur. Në minutat e mbetura të pjesës së parë Korabi filloi ta hidhte më shumë vështrimin drejt portës së Ilion Likës dhe ishte pikërisht portieri i Tiranës ai që bëri mrekullinë ndaj Sebino Plakut në minutën e 35-të. Pjesa e parë nuk prodhoi raste të tjera për shënim ndërkohë që fraksion i dytë nisi me një tjetër rast të Korabit. Ishte Ilion Lika ai që i tha jo golit të skuadrës dibrane duke ndalur goditjen e Zguros në të 47-tën. 6 minuta më pas me Vujadinovic të mundur ishte traversa që i mohoi golin Tiranës. Spektakolar Afrim Taku në tentativën e tij nga distanca por fati nuk ishte me mesfushorin e bardhebluve pasi topi u stampua në traversë.

Në të 58-tën Peci i vetëm përballë Vujadinovic humbi një tjetër shans të artë për ti dhënë avantazhin Tiranës duke u neutralizuar nga portieri malazez i skuadrës dibrane. Në të 70-tën provoi edhe Gentian Muca nga larg por pa rrezik. Pak caste vonë futbollistët e Tiranës pretenduan për një 11-metërsh për një prekje të topit me dorë brenda zone nga Emiliano Cela por gjyqtari Kridens Meta e cilësoi si të pavullnetshme duke lejuar vazhdimin e lojës. Në të 77-tën Vujadinovic ishte sërish përcaktues me një pritje shumë të  bukur. Në minutën 89 Sebino Plaku edhe pse lëvizi shumë mirë mes mbrojtëse të Tiranës goditi vetëm rrjetën e jashtme. Por atëherë kur të gjithë menduan se kjo sfidë do të mbyllej në një barazim pa gola, Gjergji Muzaka i ardhur në fushë nga stoli në minutën e parë shtesë realizoi një gol me peshë që i dha tre pikë shumë të rëndësishme Tiranës. Harkim perfekt i Takut me Muzakën që u zhyt me kokë si një bomber i vërtetë për fitoren e dytë rradhazi të Tiranës në këtë kampionat pas 4 barazimeve në 4 javët e para. Korabi nuk kishte kohë për të reaguar dhe në Selman Stërmasi u mbyll gjithcka me suksesin 0-1 të bardhebluve. /SS

Etiketa: korobimuzakatirana

Ju sugjerojmë

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
Rajoni

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

30 Gusht, 2025 6:10 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

30 Gusht, 2025 6:05 pm
Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
Bota

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

30 Gusht, 2025 5:41 pm
Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

30 Gusht, 2025 5:38 pm
Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
Aktualitet

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

30 Gusht, 2025 5:34 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Makina përplas këmbësorin në “Rrugën e Kombit”

30 Gusht, 2025 5:29 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet

30 Gusht, 2025 5:04 pm
Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë
Aktualitet

Pushuesit braktisin masivisht Velipojën e Shëngjinin për shkak të stuhisë

30 Gusht, 2025 4:58 pm
Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore
Aktualitet

Kuçovë/Stuhia këput kabujt e energjisë dhe ndez vatrën e zjarrit pranë Bazës Ajrore

30 Gusht, 2025 4:53 pm
Pemë të thyera, e tenda të rrëzuara, pasojat e stuhisë në Pogradec
Aktualitet

Pemë të thyera, e tenda të rrëzuara, pasojat e stuhisë në Pogradec

30 Gusht, 2025 4:49 pm
Para
Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

Denoncimi/ Drejtori i burgut të Drenovës me dëftesë të falsifikuar

Nipi i Zogut rrëfehet për arin shqiptar: Ja çfarë morëm kur ikëm nga vendi

Nipi i Zogut rrëfehet për arin shqiptar: Ja çfarë morëm kur ikëm nga vendi

Video/ Menaxheri i hotelit sakrifikon për të shpëtuar qenin që kishte ngecur në ashensor

Video/ Menaxheri i hotelit sakrifikon për të shpëtuar qenin që kishte ngecur në ashensor

TE FUNDIT

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
30 Gusht, 2025

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës...

Lexo më shumë

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
30 Gusht, 2025

Një Gjykatë Federale e Apelit ka shpallur se shumica e tarifave të Donald Trump janë një tejkalim i përdorimit të pushteteve emergjente...

Lexo më shumë

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
30 Gusht, 2025

Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje të shtunën Qeverisë amerikane ta tërheqë vendimin e saj...

Lexo më shumë

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
30 Gusht, 2025

Forcat ukrainase goditën me dronë dy rafineri të mëdha nafte në Rusi – Krasnodarin në jug dhe Syzranin në rajonin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com