Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në Itali, në banesën ku jetonte bashkë me nënën e tij.
Ka qenë kjo e fundit që e ka gjetur Zamir Beun 22vjeçar të pajetë në dhomë.
Dyshohet se ai mund të jetë vetëvrarë, raportojnë mediat italiane.
Ai jetonte në zonën e Madona del Pianos në Itali. Policia italiane ka nisur hetimet dhe po hetohen edhe rrjetet sociale që ai përdorte.
I riu kohët e fundit ishte disi depresiv, ka thënë e ëma për policinë.