Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Flet Altin Prenga: Dasma e Princit, si më kontaktoi Sadije Berisha dhe delegacioni i oborrit mbretëror suedez për mbrëmjen e martesës

2016/10/12 at 5:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Ekskluzive/ Flet Altin Prenga: Dasma e Princit, si më kontaktoi Sadije Berisha dhe delegacioni i oborrit mbretëror suedez për mbrëmjen e martesës

Tani që gjithçka ka përfunduar na lejohet të rrëfejmë edhe disa të pathëna nga paskuintat e një mbrëmje e cila ashtu si i takonte mori gjithë vëmendjen e medias edhe pse çifti princëror u mundua të zhvillonte një ceremoni martesore larg bujës së zakonshme që marrin të tilla evente. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga celebrimi në kurorë i Princit Leka II Zogu me Princeshë Elian ka ende detaje intriguese që do të mbajnë të pashuar këtë event të rrallë për një vend të vogël si Shqipëria. Ku padyshim një nga kureshtitë që mban të lidhur lexuesit me këtë ngjarje është ushqimi që u servir për të ftuarit Vip të kësaj mbrëmje, ku një pjesë e rëndësishme i përkisnin elitës së monarkive më prestigjoze në botë. Për të folur mbi këtë pjesë, gazetari Dritan Laci zhvilloi një bisedë me shefin e “Mrizit të Zanave”, Altin Prenga. Shefi fatlum që u përzgjodh nga një delegacion degustues nga familja mbretërore suedeze për të qenë ai dhe stafi i tij ata që do të gatuanin për 300 të ftuarit e mbrëmjes. Po si u përzgjodh “Mrizi i Zanave” për këtë ceremoni? Si u kontaktua fillimisht nga Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës? Cila ishin kërkesat dhe pritshmëritë e çiftit princëror? Seti i përfolur i lugëve të florinjta dhe cilat ishin kërkesat e veçanta të të ftuarve për ushqimin? Të gjitha këto i lexoni në intervistën e mëposhtme me Altin Prengan, shefin e restorantit “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës…


Intervistoi Dritan LACI

Altin, “Mrizi i Zanave” ishte restoranti i përzgjedhur nga Princi Leka dhe Princeshë Elia, për të shërbyer ushqimin në darkën kryesore të celebrimit të çiftit. Cilat kanë qenë kontaktet e para më Princin? Dhe pse u përzgjodh “Mrizi i Zanave” për të qenë restoranti privilegjuar që do të shërbente në këtë mbrëmje?

Ne jemi kontaktuar  që në muajin maj dhe biseda e parë që kemi zhvilluar ka qenë se Princi dhe Princesha po shikonin kush mund të shërbente në dasmën e tyre. Në fillim jam kontaktuar nga Sadije Berisha, e cila ka qenë referente dhe organizatore.

Fillimisht ata më kanë bërë të ditur që janë në bisedime edhe me disa shefa dhe restorante të tjerë dhe në përfundim do të zgjedhin më të mirin sipas kërkesave që ata kishin.

Më thanë që duheshin pesë pjata dhe një ëmbëlsirë, Kanë ardhur katër herë. Hera e parë dhe ndoshta vendimtarja ishte ajo e çiftit, Sadijes dhe përfaqësuesve të oborrit mbretëror të Suedisë, Pas rreth një muaji ata e bënë të sigurtë që do isha unë ai që do të shërbente  në këtë mbrëmje. Kisha dëshirë që të mos më mungonin elementët e thjeshtë dhe të varfër të kuzhinës shqiotare; Turshija, djathi i dhisë, lakra, gështenja, flija, byreku…

Çfarë pjatash u servire fillimisht dhe a ishte i pranishëm edhe Princi Leka dhe Princeshë Elia gjatë degustimit…

Po. Princi dhe Princesha kanë qenë të pranishëm në të gjitha degustimet. Pas herës së parë, herët e tjera kanë qenë perfeksionimi në detaje sipas disa rregullave..

Pjata e parë ishte Buka në strajcë… që përmbante; Djathë dhie, vezë shkurteze, turshi, domate e thatë. E mbështjellë me një fletë shumë të hollë kungulli. Dhe e shoqëruar me gjalp fshati dhe lule trumze dhe gjalp ulliri.

Pjata e dytë që servira ishte Petka me lakrat e veja. Që në përbërje ka; Lakra të zeza, lakra të bardha dhe lakra të egra, të ziera pa mish por vetëm me kocka, dhe thërrime gështenje me cipsa lakrash.

Pjata e tretë ishte Tavë Elbasani me safran Elbasani dhe perime vjeshtuke

Pjata e katërt ishte Sorbeto me shegë të egër të fermentuar.

Pjata e pestë ishte Pulehiri e mbushur me kërpudha shpenkuqe të Pukës dhe dromesat Arbëreshe “Recete 500 vjeçare” ose siç quhet ndryshe Predessert.

Ndërsa Pjata e Gjashtë ishte Fli e mbushur me Mishavine Kelmendi dhe byreku me Arra i traditës së Mirditës

Pastaj ne shërbyem edhe  frutat e egra të vjeshtës të bahçes…Hide, Shegë, mollvosa, mollevizhna, kulumria

f44f66

f99f14

Cila ishte pritshmëria e Princit dhe e degustuesve suedezë dhe çfarë vlerësuan ata në përzgjedhjen e bërë nga kuzhina juaj?

Me çfarë kam kuptuar miqtë kanë mbetur të kënaqur që në fillim. Të huajt kanë mbetur të kënaqur sepse kanë degustuar aroma dhe shije autentike të harruara në vendet e tyre dhe shqipëtarëve po ashtu që kuptonin pak a shumë idenë e menusë sime, u ka pëlqyer idea e kuzhinës shqiptare të rishikuar…

Si ju erdhi përgjigja që ishit përzgjedhur për të qenë pjesë  e kësaj mbremje? Kush ua komunikoi lajmin?

Takimi i fundit ishte te “Mullixhiu” në Tiranë në muajin gusht. Ne ishim në kulmin e punës sezonale. Pastaj jemi takuar për perfeksionime më 10 shtator. Në gusht kur më thanë që kishin vendosur që eventin më të rëndësishëm të jetës së tyre ma kishin besuar mua dhe stafit tim, më janë shtuar rrahjet e zemrës nga emocioni. Ishte diçka që më jepte krenari. Lajmin ma komunikuan të dy, por Princeshë Elia ishte e para. “Altin ne kemi vendosur që do jesh ti që do gatuajë në dasmën tonë për darkën kryesore”. Ata kishin për zemër që mysafirët e huaj të degustonin dhe të zbulonin Shqipërinë nga ana gastronomike…

Ç’kuptonin me perfeksionim të menusë?

Me perfeksionim kuptonin që duhej përshtatur sipas protokollit. Asgjë konsistencë të fortë. Jo gjëra që përmbajnë bërthamë në tryezë…

f55f23

f21f15

Vijnë te nata finale. Ka qenë një superorganizim. Dhe mbi të gjitha një kënaqësi edhe për ju. Më trego pak për detajet e organizimit?

Po. Duhet gjakftohtësi nga që përgjegjësia është shumë e madhe. Ne si staf ishim 65 vetë. Veshjet e kamarierëve i kemi bërë me porosi nga një artizane apostafat për eventin. Ishte një sfidë më vete nga që në Pallatin e Brigadave kuzhina është e vjetër…Duke qenë se është monument kulture restaturimi nuk është i thjeshtë…

Xhaketat e kamarierëve duheshin me një të bardhë pana dhe shumë elegante, pa ekzagjerime. Por as në Shqipëri dhe as në Greqi, nuk i kemi gjetur siç i kishin dëshirë. Dhe u detyruam t’ja linim në dorë sipas një modeli të caktuar xhakete një artizaneje.

Uniformat duhet te ishin minimaliste. Xhaketë e bardhë, doreza të bardha, Papillion i zi, pantallona të zeza, këmishë e bardhë…

Për stafin ka qenë sfidë e madhe po për fat janë profesionistë të vërtetë.

Kemi kaluar dy netë pothuajse pa gjumë por pasioni dhe krenaria që kishin që po bënin një eveniment shumë të rëndësishëm i bëri të palodhur…

f111f22

f33f44

Sa orë ju desh të punonit për të finalizuar këtë mbrëmje? Një nga detajet më të përfolura në këtë mbrëmje ishte edhe seti i florinjtë i lugëve por edhe i gotave mbretërore…

Kemi filluar me disa elementë që të premten në orën 2.00 të natës, pastaj zgjimi në orën 6.30 të mëngjesit dhe nisja për në Tiranë. Gjithë dita e shtunë deri në orët e vona.

Setet e floririt janë sjellë një pjesë e madhe nga Franca nga disa miq të rëndësishëm të Princit.

Për gotat e shampanjës që janë që në kohën e Mbretit janë dashur tratativa nga që janë të mbrojtura nga trashëgimia kulturore. Ishin mbi 300 gota shumë elegante me stemën e mbretërisë. Dhe po them një edhe një prapaskenë:  “Një kamarieri tonë i shpëtoi një nga dora, por nuk e thye”. Megjithëse ishin shumë të lehta dhe elegante sërish nuk u thye…

Mendoj që kristali i artizanëve të kohës, ka një cilësi që nuk arrihet sot..

f15f14

f13f12

Vera që u servir në mbrëmje…

Vera ka qenë e kantinës “Bardha”. E bardhë dhe e kuqe

Kishte ndonjë kërkesë të veçantë nga të ftuarit e huaj për ushqimin?

Kishte vegjetarianë dhe alergjikë. Për këtë arsye ne krijuam një menu të ngjashme pa elementët që nuk kishin dëshirë. Vetëm se më është bërë e ditur që të kem kujdes me sigurinë dhe freskinë e ushqimeve….

Altin cili është impresioni yt nga kjo dasëm. Dhe cilat ishin fjalët e çiftit dhe të të ftuarëve për ushqimin?

Mendoj që ka qenë një rast shumë i mirë për promovimin e Shqipërisë. Diçka që nuk do ta harroj kurrë për mua personalisht. Lidhur me ushqimin, me çfarë kam kuptuar miqtë e kanë pëlqyer. Uroj që të mos ma kenë thënë vetëm për xhentilesë. Në këtë event nuk ke ku ti marrësh opinionet. E kupton nga kthimi i pjatave bosh, Çifti ishte tejet i ngarkuar. Më kanë marrë vetëm për të më falenderuar. Dhe më thanë që gjithçka ishte perfekte…

f11f100

f99f8

 



Ju sugjerojmë

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Para
Dobitë shëndetësore nga konsumimi i portokalleve

Dobitë shëndetësore nga konsumimi i portokalleve

Qeveria serbe kundër ligjit të Kosovës për Trepçën

Qeveria serbe kundër ligjit të Kosovës për Trepçën

Foto/ Dy shqiptare përzgjidhen stjuardesat më të bukura të botës

Foto/ Dy shqiptare përzgjidhen stjuardesat më të bukura të botës
















TE FUNDIT

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
8 Tetor, 2025

Projekti shtetëror i Ukrainës “Dua të jetoj”, ka publikuar ato që i quan statistika zyrtare të humbjeve ushtarake ruse për...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
8 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
8 Tetor, 2025

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com