Gazetari Artur Zheji ka folur me temp të lartë përgjatë emisionit të mbrëmjes në Opinion në TV Klan në lidhje me temën: Dy kombëtare apo dy kombe shqiptare.
Zheji tha se dy qeveritë dhe klasa politike e jona nuk e ka dashur kurrë bashkimin e dy vende, por mbi të gjitha pak ka punuar për të arritur për të bërë diçka tillë.
Sipas tij, më mirë ju ka leverdisur që njëra të jetë e para në Prishtinë se e dyta në Tiranë dhe anasjelltas.
“Që tani por kryesisht në Kosovë, dy klasa politike, të cilat thonë; siç thoshte Cezari më mirë i pari fshatit se i dyti në Romë. Më mirë i pari në Prishtinë se i dyti në Tiranë. Janë dy klsa politike që për egoizmin, korrupsionin për lekët e tyre, për pushtetin dhe faktorizimin, janë të gashme të jenë më mirë njëra e parë në Prishtinë, e tjetra e para në Tiranë, sesa të luftonin politikisht në një entitet të përbashkët”, tha ai.
Shiko videon: